Skandaloze: Qeveria ua fal serbëve borxhin e rrymës, prej 125 milionë euro

0
235

                                                                                         qeveria-ua-fal-serb-euml-ve-borxhin-e-rrym-euml-s-prej-125-milion-euml-euro_hd

Qeveria e Kosovës ka hequr dorë nga 125 milionë euro, që serbët e Kosovës ia kanë borxh Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Rreth 105 milionë euro, është borxh i serbëve të veriut ndaj KEK-ut. Ndërkaq, pjesa tjetër prej rreth 20 milionë euro, është borxhi i enklavave tjera serbe ndaj Korporatës më të madhe publike në vend.

Burime të besueshme të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se Bashkimi Evropian i ka sugjeruar Qeverisë së Kosovës që të hesht çështjen e borxheve të serbeve, pasi që në agjendën e tyre për momentin janë gjëra tjera me prioritet.

“Ka pasur iniciativa nga të dyja palët edhe Prishtina edhe Beogradi që të flasin në Bruksel mbi borxhin e serbëve, ndonëse kërkesat e të dy anëve kanë qenë krejtësisht të kundërta me njëra-tjetrën. Serbia ka tendenca që ta shlyejë këtë borxh, ndërsa pala Kosova ka kërkuar kthimin e tyre.
Por, BE-ja i ka sugjeruar Qeverisë së Kosovës që kjo temë për një periudhë të caktuar të mos diskutohet, me arsyetimin se do të nxitë tensione kryesisht në veri”, tha burimi i gazetës.

Sipas këtij burimi, shqetësimi i Qeverisë së Kosovës ka qenë se me këtë borxh, me përzierjen e palës serbe në asetet e KEK-ut, po i dalin probleme edhe gjatë procesit të privatizimit të saj.

Sidoqoftë, Qeveria ka zgjedhur heshtjen, ndërkaq edhe më tej vazhdon të detyrohet që të furnizojë me energji veriun, edhe pse nuk ka qasje aty. Por, njëkohësisht edhe qytetarët që jetojnë në atë anë, edhe më tutje nuk po i paguajnë fare faturat për energjinë e shpenzuar

Por, pasojat për këtë tani po i bart kompania kosovare për distribuimin dhe furnizim me energji elektrike KEDS, e cila tashmë nuk është pronë publike, por është private e kompanisë “Limak”. /Zëri/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here