HEQJA E VIZAVE, RREZIKOHEN NUSET ME LETRA

0
245

Heqja e vizave për Maqedoninë ka ulur numrin e martesave të të rinjve shqiptarë me nuse me letra në vendet e Bashkimit Evropian.

Ky trend i martesave kishte marrë përmasa të jashtëzakonshme, për shkak se çdo vit, qindra të rinj martoheshin dhe kurorëzoheshin me nuse me letra apo vendbanim të përhershëm në vendet perëndimore, vetëm e vetëm për t`i ikur skamjes, izolimit, papunësisë dhe në kërkim të një jete më të mirë.

Heqja e vizave tani ka ulur këtë eufori dhe kjo çështje është një temë e shtruar debati në mesin e të rinjve, të cilët tanimë ndryshe planifikojnë shkuarjen në tokën evropiane dhe jo në formën e deritanishme të nënçmimit, kushtëzimit apo çka edhe jo tjetër. Përzgjedhja e çiftit të jetës tani do të bëhet më shumë nga aspekti emocional dhe i ndjeshmërisë, se sa nga aspekti i interesave materiale apo të mirave të tjera, raporton INA.

Shumë nga këta personazhe kanë rregulluar statusin e tyre ekonomik, por kanë bartur me vete gjithnjë zhgënjimin nga ata martesa shumë nga të cilat kanë përfunduar edhe me shkurorëzime pasi të jenë arritur qëllimet. Shumë nga njerëzit i kanë parë të kurorëzuarat e tyre më shumë si para, si vlerë materiale se sa si njerëz në të cilën do ta ndajnë të mirën dhe të keqen në bashkëshortësi. Sociologu Lulzim Murtezani pranon faktin se kurorëzimet dhe martesat për letra do të shënojnë rënie, për shkak të arsyes së fortë se është hequr barriera e lëvizjes së lirë drejt BE-së.

“Nëse deri sot njeriun e ka preokupuar çështja ekzistenciale dhe ai nuk ka zgjedhur mjetet për të arritur qëllimin, sot me liberalizimin e vizave është më lehtë për shkak se nuk ka më procedura që të ndalojë një njeri mos të shkojë jashtë qoftë edhe pa u kurorëzuar me dikë që ka dokumentacione”, ka theksuar ligjëruesi universitar Murtezani. Sipas tij, në shumë nga martesat që kanë ndodhur më shumë ka qenë komponenti ekonomike, se sa ajo emocionale që është shumë e rëndësishme për një çift, organizimin e jetës së tyre në përgjithësi por edhe në stabilitetin e martesës.

Çështja e martesave me letra është një temë e preferuar e të rinjve që ka marrë hovin e madh, mirëpo në aspektin negativ, sepse me rënien e perdes së izolimit, të rinjtë më shohin alternativa tjera për të ikur jashtë vendit dhe duke shmangur praktikat e deritanishme. Edhe në forumet e ndryshme publike, të rinjtë dhe të rejat flasin lidhur me këtë temë, duke potencuar se më bie edhe perdja e nënçmimit dhe martesave me interes./kohaislame/Besimtari

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here