FRM: DREJTUAR POPULLIT TË KOSOVËS

0
250

================

Forumi i të Rinjve Musliman i drejtohet për votimet popullit musliman të Kosovës

 frmjaksd-250x180 

FRM ndjek me shqetësim prej vitesh zhvillimin e politikave diskriminuese ndaj komunitetit shumicë Islam të Kosovës dhe qytetarëve muslimanë. Duke qenë se në Kosovë qytetarët muslimanë janë trajtuar si qytetarë të dorës së dytë që prej vitit 2008, ajo kërkon ti bëj me dije popullit të Kosovës se në vendin tonë ekziston një grup politikanësh të paguar nga disa ambasada dhe organizata të huaja të cilët kanë për qëllim shkatërrimin dhe degjenerimin e popullit tonë. Politikanët dhe disa shoqëricivilash në fjalë që janë mercenarë të ambasadave të huaja, siç edhe ministri i jashtëm Enver Hoxhaj ka vënë në dukje disa kohë më parë, synojnë që të kryejnë një inxhinieri sociale në vendin tonë – apo më saktë – të bëjnë atë që synonte Sllobodan Millosheviqi – të shkatërrojnë identitetin musliman të popullit tonë.

Shoqëricivilasit dhe politikanët në fjalë, janë njerëz me influencë në Kosovë. Ata kanë bërë një shtet paralel dhe me ndihmën e agjenturave të huaja kërkojnë të deislamizojnë Kosovën dhe t’i kthejnë shqiptarët sikur shkijet, në të krishterë apo ateistë. Plani i këtij i grupi është të shkaktojë frikë në popullatën vendore duke e treguar idententin musliman të popullit tonë si një gjë të frikshme. Këta UDBashë modernë Islamin e barazojnë më krimin dhe muslimanët me terrorizmin. Këta ecin me devizën e Serbisë së Millosheviqit, e cila është musliman i mirë është muslimani i vdekur.

FRM dënon ashpër politikanët që po ndjekin politika islamofobiste në Kosovë, si pasojë e të cilave muslimanët shqiptarë persekutohen, diskriminohen dhe dëbohen nga shkolla dhe punët. Këto politika i ngjajnë atyre të regjimit të Millosheviqit, i cili i dëbonte shqiptarët nga puna dhe shkollat vetëm pse ata ishin shqiptarë muslimanë.

Duke parë aplikimin e politikave diskriminuese ndaj muslimanëve në Kosovë kryesia e FRM-se vendos ta bëj këtë thirrrje popullit të Kosovës nëpërmjet të cilës ne i apelojmë çdo shqiptari e muslimani që e do Kosovën dhe Islamin, që votën e tij të mos ja japë në asnjë mënyrë personave të mëposhtëm:

LISTA

  • Dardan Gashi – AKR
  • Oliver Ivanoviç – Lista Serbe
  • Slobodan Petroviç – Lista Serbe
  • Alma Lama – LDK
  • Ilir Deda – VV
  • Avni Zogiani – VV
  • Ajnishahe Halimi – VV
  • Ardian Gjini – AAK
  • Donika Kada – AAK
  • Burim Ramadani – AAK
  • Ernes Luma – AAK
  • Jakup Krasniqi – NISMA
  • Xhevat Bislimi – NISMA
  • Ramush Haradinaj – AAK
  • Daut Haradinaj – AAK
  • Bekim Haxhiu – PDK
  • Teuta Sahatçiu – LDK
  • Kadri Veseli- PDK
  • Enver Hoxha – PDK
  • Vlora Çitaku – PDK
  • Shaip Muja – PDK

 

Personat që paraqiten në listën më sipër kanë vërtetuar ndër vite që janë islamofobë dhe urrejnë kombin dhe fenë e shqiptarëve. Ata nuk meritojnë që të zgjidhen si përfaqësues të popullit tonë dhe për këtë arsye ne apelojmë që muslimanët e Kosovës, t’i dënojnë personat e mësipërm, në mënyrë demokratike, me injorim dhe mosvotim. Ne konsiderojmë se votimi për personat më sipër është mëkat, ndërsa votimi kundër tyre apo injorimi është sevap i madh.

Po ashtu, FRM kërkon nga ambasada amerikane, britanike, gjermane, turke dhe franceze në Prishtinë që të distancohen nga personat racistë dhe islamofobë të listës më lartë dhe në të njëjtën kohë të dënojnë diskriminimin qe u behet muslimaneve ne Kosove dhe te dalë ne mbrotje te tyre, duke ndihmuar shkollimin e vajzave me shami dhe mosdiskriminimin e tyre nga pushteti i korruptuar i Kosoves siç e cilëson edhe deklarata e fundit e NATO-s.

FRM i bën thirrje popullit te Kosoves që ta dojë vendin e tij, të jetë krenar që është i besimit Islam dhe që nuk e ka shitur vendin e fenë e tij as para Serbisë, as përpara Vatikanit, as përpara misionarëve të huaj që vijnë sot nga Perëndimi dhe as përpara hajdutëve që sot qeverisin Kosovën.

FRM i bën thirrje muslimanëve kosovarë që me votën e tyre demokratike, të dëbojnë politikanët anti-muslimanë nga parlamenti i Kosovës, ashtu siç dëbuam edhe më parë islamofobët serbë nga trojet tona etnike dhe islamike shqiptare.

Vota jonë demokratike le të shërbejë si dënim e ndërshkrim për racistët dhe islamobët.

Allahu e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!

Me nderime

Kryesia e FRM Prishtinë

Sqarim:

FRM është një organizatë jo qeveritare dhe e pavarur e shoqërisë civile në Kosovë. FRM nuk merr fonde e as urdhëra nga asnjë ambasadë apo organizatë kristjane apo muslimane, as nga arabët, as nga turqit e as nga amerikanët. FRM nuk varet nga politikanët e korruptuar të Kosovës e as nga hoxhallarët apo priftërijtë e feve të ndryshme. FRM është një organizatë genuine e shoqërisë civile, mision i të cilës është mbrojtja e të drejtave të komuniteteve fetare në Kosovë dhe në veçanti Islamit dhe qytetarëve muslimanë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here