Theksojmë se e përkrahim Listën UNITETI …

0
243

Es-Selamu alejkum!96644335a50b7754589076e9e017caa1_XL

Falënderimet tona të plota janë për Allahun për mirësinë e Islamit fillimisht pastaj edhe për çdo mirësi tjetër.

Jetojmë në një ambient ku injoranti i thotë të mençurit injorant, gënjeshtari të sinqertit gënjeshtar, mashtruesi besnikut mashtrues… Dita-ditës njerëz të këtillë po marrin më shumë guxim të akuzojnë të ndershmit duke qenë se në realitet pikërisht ata janë që i kanë duart e ndotura. Tani më jemi te detyruar që para kësaj situate të mos rrimë duar-kryq. Falënderojmë Allahun, pastaj edhe nismëtarët që për herë të parë në Kosovë kemi një listë të propozuar nga Hoxhallarët më të spikatur të Kosovës. Duke besuar se kemi te bëjmë me anëtarë të vetëdijshëm në faqen tonë, shpresojmë se do ta përkrahni këtë listë me votën tuaj më 8 qershor. Muslimanët janë një trup dhe pa qenë të bashkuar nuk do të përmirësohet gjendja jonë; do të vazhdojnë injorantët ta mashtrojnë dhe gënjejnë popullin e varfër dhe të shkretë për të përfituar personalisht prej posteve që vet populli ua jep, gjë të cilën nuk duhet ta tolerojmë assesi!

Andaj theksojmë se e përkrahim Listën UNITETI (www.facebook.com/listauniteti) fuqishëm në këto zgjedhje dhe shpresojmë në një përkrahje të këtillë edhe prej çdo të vetëdijesuari në mesin tuaj.

Shënim me rendësi:

MjekuMusliman nuk është partiake e as nuk përkrah ndonjë hoxhë të caktuar ne vecanti. Ky qëndrim yni vjen ngase kjo iniciativë është propozuar dhe formuar nga hoxhallarët tanë të ndershëm kështu që ne padyshim se ecim me shumicën-xhematin.

29.05.2014

Me respekt, Stafi ‘MM’. Burimi: www.mjekumusliman.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here