Skandal: 100 vjetori i betejës së Kumanovës shënohet me simbole çetnikësh(FOTO)

0
187

Me një manifestim solemn kreu i lartë shtetëror serb sot në Zebërnjak  shënoi 100 vjetorin e Betejës së Kumanovës.  Sipas serbëve, kjo betejë ka çliruar Shkupin dha ka mundësuar depërtimin e forcave serbe drejt Kosovës duke i dhënë fund njëherit edhe sundimit turk në Ballkan. Delegacioni serb përbej nga presidenti Tomisllav Nikoliq, kryeministri Ivica Daçiq si dhe kryetari i Republika Sërbska Millorad Dodiq, funksionarë të tjerë si dhe përfaqësues të qeverisë së Maqedonisë. Manifestimi i cili filloi me intonimin e himnit të Serbisë dhe Maqedonisë,  u vijua nga fjalimi i kreut shtetëror,  i cili ashtu sikurse para dy ditësh në takimin me Presidentin Ivanov përmbante tone nacionaliste.

Ajo që binte në sy gjatë manifestimit ishin simobilet çetnike serbe, gjë që duket nuk iu ka bërë përshtypje kreut shtetëror të Maqedonisë.

Paraprakisht, festimin e betejave të përgjakshme ballkanike e kanë dënuar edhe përfaqësues e historianë shqiptarë nga Maqedonia, të cilët kanë potencuar se viktima të këtyre luftërave kanë qenë kryesisht shqiptarët./Almakos

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here