A është mëkat nëse nuk e pranoj kërkimin e faljes nga ai që ka bërë gabim ndaj meje?

0
558

Pyetje: A është mëkat nëse nuk e pranoj kërkimin e faljes nga ai që ka bërë gabim ndaj meje?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahu të madhëruar, lavdia dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij…

Pjesë e moralit të lartë të besimtarit është të pranojë kërkimin e faljes në rast kur bëhet ndonjë gabim ndaj tij, mirëpo ky nuk është detyrim i prerë mbi të, por morali i lartë siç e përmend Allahu në këto ajete:

“E të falni (gabimin) është më afër devotshmërisë” (Bekare:237)

“po le t’ua falin (gabimin) dhe mos t’ua zënë për të madhe. A nuk dëshironi që All-llahu t’u falë ju? All-llahu falë dhe mëshiron shumë.” (Nur:22)

“e kush fal e bën pajtim, shpërblimi i tij është tek All-llahu. Vërtet, Ai nuk i do zullumqarët.” (Shura: 40)

Ai që bën ndonjë gabim ndaj vëllait të tij e ka për obligim të shpejtojë për t’i kërkuar falje sepse me këtë realizon qëllimin e sheriatit e që është afrimi me njëri tjetrin, lidhja, dashuria, largimi i urrejtjes e mllefit. Po ashtu dijetarët theksojnë se me kërkim të faljes njeriu shëron veten nga sëmundja e mendjemadhësisë dhe vetëpëlqimit. Këtë e potencon Ibën Hibbani në librin e tij Reudatul Ukala (Kopshti i të mençurve). Aty po ashtu theksohet se mirë është të pranohet kërkimi për faljes edhe nëse e dimë se kërkuesi nuk është i sinqertë.

Të kërkosh falje prej atij të cilit i ke bërë ndonjë gabim është detyrim nëse gabimi bëhet qëllimisht që do të thotë se nëse gabimi bëhet pa dashja kërkimi i faljes bëhët vetëm për t’i treguar se është bërë pa qëllim dhe nëse ai nuk e pranon kërkimin e faljes, nuk ka rrëndësi. Mirëpo duhet ditur se kur bëhet ndonjë gabim pa dashje, dëmi duhet kthyer palës së dëmtuar në rast kur bëhet fjalë për ndonjë pasuri.