Djaloshi i devotshëm dhe molla e vjedhur

0
240

Tregohet se në shekullin e parë sipas hixhretit, ishte një djalosh i devotshëm i cili sihte kërkues i diturisë por që ishte shumë i varfër. Një ditë prej ditëve i shtrënguar anga uria, sepse nuk kishte çka të hante, kishte dalë nga shtëpia dhe duke ecur përfundon para një kopshti i cili ishte për plotë me pemë të mollave.

Duke kaluar pran kopshtit, ashti u ritur, vërejti se një degë e një peme molle kishte dalë mbi rrugë, e ky i uritu filloj të folë me veten e tij. Jam shumë i uritur, e kjo mollaë frytet e saja i ka nxjerrë jashtë koptshtit, andaj ka mundësi të marrë një kokë mollë dhe askush të mos e shohë, dhe në anën tjetër nuk pakësohet kopshti për një mollë që e marrë unë, mendone me veten e tij.

E këputi një mollë, u ulë pran kopshti dhe e hëngri, e pastaj pasi i kishte kaluar uria ekstreme u kthye në shtëpi. Mirëpo, me të kthyer në shtëpi, filloi ta shqetësojë ndërgjegja e tij, duke thënë, si e mora atë mollë unë pa pyetur askë, ajo është pasuri e dikujt tjetër, nuk ishte i lejuar një veprim i tillë për mua?!. Po pra, kështu reagon ndërgjegja e besimtarit të ndershëm.

Menjëherë u ngritë dhe doli nga shtëpia për të kërkuar pronarin e kopshtit për të marrë hallallëk nga ai për mollën që e kishte ngrënë pa pyetur. Pasi e gjeti pronarin shkoi te shtëpia e tij, trokiti në derë dhe doli pronari. Pasi e përshëndeti me selam, iu drejtua duke i thënë: O Xhaxhi, unë isha tepër i uritur, dhe duke kaluar pran kopshtit tuaj mora një kokë mollë dhe e ngrëna pa lejen tuaj, andaj ja kam ardhur të kërkojë falje dhe të ma bëshë hallall.

Pronari i Kopshtit:  Nuk ta bëjë halla, bile unë do të jem armiku i juaj ditën e gjykimit para Allahut dhe do të kërkoj dëmshpërblim !!

Djaloshi, u mundua ta bindë por kot, andaj filloi të qajë para derës së tij dhe njëkohësisht duke iu lutur që t’ia falë gabimin dhe i tha: Çka të duash bënë me mua, vetëm ma falë gabimin. Mirëpo pronari i kopshtit ishte këmbëngulës në qëndrimin e tij, andaj u largua nga duke e lënë vetë para dere djaloshin.

Kur më vonë, pronari i kopshti kishte dalur për të shkuar në xhami për ta falur namazin e iqindisë, kur pa se djlaoshi akoma qëndronte para derës së tij duke qarë. Kur djaloshi e pa se sërish doli pronari iu drejtua duke i thënë:

Djaloshi: O Xhaxhi, unë jam i gatshëm të punoj në kopshtin tënd si bujk pa pagesë tërë jetën time, apo çfar të duash tjetër, vetëm më fal , ma bënë hallall.

Kjo fjalë preku thellë ndjenjet e pronarit, u mendu pak dhe i tha:

Pronari: O djalosh, do të falë , por me një kusht.

Djaloshi: U gëzua aq shumë dhe i tha. Kushtëzo çka të duash vetëm ma falë gabimin.

Pronari: Kushti im për ta falë gabimin është, që ta martosh bijen time!

Djaloshit i erdhi si bombë në kokën e tij duke u menduar, çfar kushti është ky?

Pronari: akoma pa përfudnuar mirë me kushtin vazhdoi dhe tha: O Djalosh, po bija ime është e verbërt nuk sheh, është e shurdhët nuk ndien, është invalide nuk ecën, e unë kam një kohë që po kërkojë bashkëshortë që e qetëson bijën time.

Këto fjalë edhe më shumë e shqetësuan djaloshin duke menduar si do të jetojë me të derisa ajo është në këtë gjendje?!. Megjithatë ai filloj të bëjë llogarinë dhe thonte me veten e tij, kësaj gjendje të vështirë në këtë botë mund ti bëjë sabër, vetëm ti shpëtojë dënimit të mollës në ahiret.

Djaloshi : U drejtua nga pronari dhe tha: Po e pranoj kushtin, pra pranoj vajzën tënde për bashkëshorte, dhe i lutem Allahut të më ndihmojë.

Pronari: Atëherë shko tani, je i falur, por eja ditën e enjte që në shtëpinë time të bëjmë ceremoninë e dasmës.

Kur erdhi dita e enjte, djaloshi erdhi te pronari për të bërë ceremoninë e dasmës, edhe pse zemra e tij ishte e hidhëruar dhe e thyer. Ky nuk ndiente sikur çdo dhëndërr tjetër i cili me gëzim shkonte te nusja e tij, sepse nusja e tij ishte e palëvizshme, e verbër dhe e shurdhër, por tërë këtë e pranoi vetëm ti shpëtojë dënimit të hartamit nga molla e ngrënë.

Pasi shkoi te shtëpia e pronarit, pas një kohe të shkurtë pronari i tha: Urdhëro të hysh dhëndër te vajza ime, Allahu ju bekoftë që të dyve, Allahu u bashkoftë në të mira, dhe e mori npër dore dhe e çoi te dhoma ku qëndronte vajza e tij.

Kur djaloshi hapi derën e dhomës, hyri dhëndër, por çka me pa, ishte një vajzë e bardhë, e bukur si hëna. Djaloshi u trondit, kur vajza u ngrit në këmbë, e përshëndeti burrin e saj duke i thënë: Selamu alejke o burri im! Djali i shtangur nga habia, qëndronte para bukuroshes dhe mendonte se po qëndron para një Hure e zbritur nga xheneti në tokë, dhe nuk dinte çfar po ndodhë!. Nusja e përshëndeti duke ia dhënë dorën, ia puthi dorën burrit të saj, dhe duke e parë se ai ishte i tronditur i tha:

Nusja: Babai im ka pasur të drejtë kur të ka thënë sen jam memece dhe nuk foli, sepseVallahi goja ime asnjëherë nuk folë fjalë të ndaluara haram. Kishte të drejtë kur të tha se jam e verbër e nuk shohë, sepse vallahi syri im asnjëherë nuk është lëshuar në haram, Kishte të drejtë babai im kur të tha se nuk eci, sepse Vallahi këmba ime nuk ka lëvizuar në Haram. Andaj babai im, që moti kërkonte nmjë burrë për mua që është i devotshëm, i sinqertë dhe që nuk pran on haramin, e kur erdhët ju për të kërkuar falje për mollën e ngrënë pa leje, dhe klëmbëngulësia e juaj për tia falë e bindi atë se ju jeni djaloshi që do të jetë burri im. Pra me fat na qoftë martesa. Djaloshi e kuptoi tërë këtë proces dhe pushoi zemra e tij.

U martuan dhe filluan jetë të këndshme, e pas një viti, këtyre dy bashkëshortëve të devotshëm Allahu xh.sh. ua dhuroi një djalë i cili do të tronditë botën me diturin dhe devotshmërinë e tij. E dini kush ishte ky fëmijë ? Ishte dijetari i famshëm Imam EBU HANIFE, që lindi prej këtyre dy bashkëshortëve.

Allahu qoftë i kënaqur me ta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here