Disa çështje rreth Akides Islame (besimit) – Pjesa e parë

0
523

Kjo është një broshurë e shkurtër në lidhje me akiden[1] e muslimanit me argumente nga Kurani dhe Suneti autentik.[2] E përpiluar me formë të thjeshtë në metodën pyetje-përgjigje. Allahun e lus që ta pranojë me një pramim të mirë dhe ta bëjë atë prej dijes së dobishme, shpërblimi i së cilës vazhdon dhe pas vdekjes!

Përgatiti

Abdurrahman bin Muhamed bin Musa Al Nasr

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Nëse ty të thuhet: Kush është Zoti yt? Thuaj: Allahu është Zoti im dhe Zoti i gjithçkaje. Unë nuk adhuroj askënd përveç Tij.
Argumenti: Fjala e Allahut të Lartësuar: “Thuaj: “A mos vallë do të kërkoj unë tjetër zot, përveç Allahut, kur Ai është Zoti i gjithçkaje?” El-Enam, 164

Dhe fjala e Tij: “O njerëz! Adhurojeni[3] Zotin tuaj, i Cili ju ka krijuar ju dhe ata që kanë qenë para jush, në mënyrë që të bëheni të devotshëm[4].” El-Bekare, 21

Nëse ty të thuhet: Kush është feja jote? Thuaj: Feja ime është Islami. Ai (Islami) është feja e vërtetë pos të cilit Allahu nuk pranon fe tjetër.
Argumenti: Fjala e Allahut të Lartësuar: “Me të vërtetë feja e vërtetë tek Allahu është Islami.[5]” Al-Imran, 19

Dhe fjala e Tij: “Ndërsa kush kërkon fe tjetër përveç Islamit, atij nuk do t’i pranohet dhe në botën tjetër ai do të jetë prej të humburve.[6]” Al-Imrna, 85

Nëse ty të thuhet: Kush është Pprofeti yt? Thuaj: Profeti im është Muhamedi i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
Argumenti: Fjala e Allahut të Lartësuar: “Muhamedi nuk është babai i askujt prej burrave tuaj, por është i Dërguari i Allahut dhe vula e profetëve.” El-Ahzab, 40

Dhe fjala e të Lartësuarit: “Është Ai që u solli të analfabetëve një të Dërguar nga gjiri i tyre, për t’u lexuar atyre shpalljet e Tij, për t’i pastruar e për t’u mësuar Librin dhe Urtësinë, ndonëse ata më parë ishin vërtet në humbje të plotë.” El-Xhumuah, 2

Vijon…

Përktheu: Unejs Sheme

[1] Shejh Muhamed bin Musa Al Nasr (Allahu e mëshiroftë!): Akidja -o ju të dashur- është si pozita e kokës për trupin. Prandaj dhe profetët thirrjen e tyre e kanë filluar me të (akiden). Shejhu ynë (Albani –Allahu e mëshiroftë!) ka një ligjëratë, e cila më pas është transkliptuar dhe ëhstë botuar libër me titull “Teuhidi së pari, o thirrësa Islam!” Të gjithë profetët thirrjen e tyre e kanë filluar me teuhid. Allahu Lartësuar thotë: “Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte):“Adhuroni Allahun dhe shmangni idhujt!” En-Nahl, 46

[2] Shejh Muhamed bin Musa Al Nasr (Allahu e mëshiroftë!): Kur themi “Besimi yt, o musliman!” kemi për qëllim muslimanin sunij, sepse ai është origjina (natyshmëria e pastër). Kur përmendet fjala “muslimani” kihet për qëllim ai musliman që i është nënshtuar Allahut.

[3] Allahu i urdhëron të gjithë njerëzit që të njësojnë Allahun duke adhuruar vetëm Atë, duke iu përulur dhe nënshtruar vetëm Atij, duke e veçuar Atë si të vetmin Zot, Krijues, Rregullues dhe Zotërues të gjithçkaje.

[4] T’i ruheni Allahut dhe dënimit të Tij duke adhuruar vetëm Atë dhe duke iu bindur Atij.

[5] Islam do të thotë nënshtrim dhe dorëzim me përulje, frikë, shpresë e dashuri ndaj një Zoti të Vetëm, Allahut. Islami është feja e vetme e pranuar tek Allahu, dhe asnjë fe tjetër përveç tij. Islami ka qenë feja e të gjithë të dërguarve të Allahut.

[6] Nuk kanë vend në mëshirën e Allahut, por ka humbur gjithçka dhe nuk mund të shpëtojë nga dënimi i zjarrit.