Cfarë duhet të bëj ai që humb namazin e Xhumasë ?

0
246

Pyetje: Nese dikush vjen diten e xhuma nderkohe qe namazi ka perfunduar, por aty sheh nje person te cilit i ka mbetur nje rekat pa falur dhe i bashkangjitet ne namaz, si duhet ta plotesoje namazin e tij, si namaz dreke apo namaz xhumaje?

Pergjigje: Falenderimi i takon Allahut. Ai duhet ta plotsoje si namaz dreke sepse e xhumaja i ka ikur. Namazi i te xhumase arrihet atehere kur arrin nje rekat, nese e arrin rekatin e dyte ta fale me imamin atehere e ploteson si namaz xhumaje. Ne te kunderten nese shkon per te xhuma pas namazit ose pas rekatit te dyte dhe e ze imamin ne teshehud ose ne sexhde ne kete rast nuk e ploteson si namaz xhumaje por si namaz dreke. Kete e themi duke u bazuar ne fjalen e Profetit alejhi selam qe thote: Kush arrin nje rekat te xhumase le ti bashkangjise nje rekat tjeter dhe namazi i tij eshte plotesuar.” E percjell Tirmidhiu me nr 482, Nesaiu me nr 554 dhe Ibn Maxheh me nr 1113. Ajo qe kuptojme nga ky hadith eshte se nese ai nuk arrin te kape nje rekat nuk konsiderohet se e ka arritur te xhumane per kete arsye namazin e fale namaz dreke dhe kjo eshte legjitime. Nese ndodh qe gjen dike duke plotesuar namazin qe i ka mbetur dhe i bashkangjitet ne kete rast e ploteson si namaz dreke dhe jo namaz xhumaje./xhamiambret

[Mexhmu el Fetaua Ibn Baz 12/329]
Perktheu Fation Corapi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here