O BIRI IM, KJO ËSHTË NJË BAMIRËSI E MBËSHTJELLË ME KRENARI

O BIRI IM, KJO ËSHTË NJË BAMIRËSI E MBËSHTJELLË ME KRENARI

Ajo pyeti: “Sa po i shisni vezët?”

Tregtari i vjetër u përgjigj:
“Zonjë, dy dërhemë për një vezë.”

Ajo i tha atij:
“Ose m’i jepni 6 vezë për 10 dërhemë, ose unë do të shkoj të blej diku tjetër.”

Atëherë, tregtari i vjetër i tha:
“Eja, merri 6 vezë për 10 dërhemë, shpresoj se Allahu do të më ndihmojë dhe në këtë mënyrë do të mi hapë rrugët e fitimit, sepse deri më tani nuk kam shitur asgjë.”

I bleu vezët dhe shkoi me ndjenjën e fitores dhe superioritetit. Pastaj u ul në makinën e saj luksoze dhe shkoi në restorantin ku po e priste mikesha e saj. Porositen ushqimin që dëshiruan, pastaj, siç bëjnë zakonisht personat e mësuar me luks dhe ekstravagancë, hëngrën pak ushqim, kurse e lanë pjesën më të madhe. Pastaj ajo shkoi për të paguar faturën dhe punëtori në arkë i tha asaj se ushqimi i tyre kushton 130 dërhemë. Ajo ia dha 150 dërhemë dhe i tha: “Pjesa tjetër është për juve!”

Ndoshta ky është një tregim i zakonshëm për një pronar restoranti, por është shumë i dhimbshëm për një tregtar të vjetër të vezëve.

Pse gjithmonë e tregojmë superioritetin tonë mbi të dobëtit dhe të varfrit kur blejmë diçka prej tyre, ndërsa tregojmë bujari ndaj atyre që fare nuk kanë nevojë për bujarinë tonë?!

Çdo herë që shoh një fëmijë të varfër duke shitur diçka, i kujtoj fjalët e birit të një pasaniku i cili ka shkruar në faqen e tij në Facebook:

“Babai im pas çdo namazi blinte gjëra të pavlera me çmimin më të lartë edhe pse për ato gjëra fare nuk kishte nevojë. Unë zemërohesha për këtë veprim të tij, por më pas ai njëherë më tha: “O biri im, kjo është bamirësi e mbështjellë me krenari!”

Përshtati: Miftar Ajdini