CILA ËSHTË GJËJA MË E MIRË QË NJERIU MUND TA KËRKOJË NGA...

CILA ËSHTË GJËJA MË E MIRË QË NJERIU MUND TA KËRKOJË NGA ALLAHU?

Një nga gjërat më të mira që njeriu mund ta kërkojë nga Allahu, është përfundimi i bukur i jetës në këtë botë. Asnjë gjë e kësaj bote nuk ka përparësi mbi këtë. Vdekja e bukur në këtë botë e tregon gjendjen e bukur të botës tjetër (ahiretit) e cila e pret, me vullnetin e Allahut, sepse njeriu do të ringjallet në Ditën e Gjykimit në gjendjen në të cilën ka vdekur.

Prandaj, le t’i lutemi Allahut që të na merr shpirtin kur të jemi në ibadet dhe bindje ndaj Tij, dhe të lutemi, gjithashtu, që të na ruajë nga përfundimi i keq, dhe mos të na merr shpirtin meleku i vdekjes duke bërë haram.

Vetëm ta imagjinojmë që të vdesim duke qenë në sexhde dhe po në atë gjendje të ringjallemi në botën tjetër! O Allah!

O Zot, na bëj që ta meritojmë që të na marrësh shpirtin në momentet e bindjes ndaj Teje!

„E ju nuk mund të dëshironi (të drejtën), përveç atëherë kur dëshiron Allahu, Zoti i gjithë botëve!“ (et-Tekvir, 29)

Andaj, o Zot, bëri zemrat tona të kthyera kah Ti, të cilat e dëshirojnë fytyrën Tënde Fisnike! Amin!

Përshtati: Miftar Ajdini