A është i mundur pajtimi midis sunive dhe shiave? Përgjigjet Shejkh al’lame AbdulAzizi bin Bazi ALLAHU e meshiroftë

0
256

image001[1]

Pyetje:

Cili është qëndrimi juaj, duke shikuar në bazën e historisë së shiave (rafidive), pajtimi mes sunive dhe atyre?

Përgjigje:

Falënderimi i takon All-llahut.

Pajtimi mes shiitëve dhe sunive nuk është i mundur, për shkak se besimi dhe bindja e tyre ndryshon. Sunit, pasuesit e praktikës së Pejgamberit alejhi selam dhe komunitetit të muslimanëve, besojnë në teuhidin e Allahut (njëshmërinë e Allahut) dhe në adhurimin vetëm të Allahut Një, dhe se askush tjetër përveç Tij nuk guxon të thirret (për ndihmë etj), as engjëlli i afërt i Tij, as të dërguarit e dërguar, dhe se vetëm Allahu është njohësi i gajbit (njerëzve të pa arritshëm dhe të fshehurës).

Sunit gjithashtu besojnë se është obligim dashuria e sahabëve, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata, të jenë të kënaqur me të gjithë ata, dhe se ata janë krijesat më të mira pas të Dërguarit të Allahut, dhe se më të mirët në mesin e tyre janë Ebu Bekri, pastaj Omeri, pastaj Uthmani, pastaj Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata.

Shiat e besojnë të kundërtën që e thamë, duke e bërë të pamundur pajtimin me ta, ashtu siç është e pamundur për tu pajtuar me hebrenjtë, të krishterët dhe paganët me sunit. Prandaj, nuk është i mundur pajtimi mes shiitëve dhe sunive për shkak të besimeve dhe bindjeve të ndryshme, ashtu siç i kemi shpjeguar.

Fundi i citatit.

Mexhmu’ fetvat e Ibn Bazit ( 27/325 ).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here