Siri: “Zëvendës-myftiu” u bënë thirrje ushtarëve të regjimit të Asadit për dhunimin e grave muslimane si metodë e hakmarrjes

0
258

2vxhvuh

Zëvendësi i myftiut kryesor të regjimit sirian e lëshoi ​​një fetva ku ushtarëve të Asadit ua lejon që ti dhunojnë gratë për t’ju hakmarrë, atyre (grave) dhe luftëtarëve të opozitës, raporton Zaman Alwasl.

Grupet për të drejtat e njeriut kanë raportuar se mijëra gra janë përdhunuar nga ana e ushtarëve të ushtrisë së Asadit, në luftën e cila së shpejti i mbush 3 vite dhe e cila i la 130 000 të vdekur. Ky trend mundet vetëm të rritet, duke pasur parasysh se zëvendësi i myftiut lëshoi ​​fetvan në të cilën ai e lejoi dhunimin.

Të enjten, Zavendës-kryemunafiku Abdurrahman Ali al-Dala, ALLAHU e vraftë, ndihmësi i kryemunafikut të regjimit sirian, e dha një intervistë për Shamin FM, një radio stacion që e mbështet Asadin.

Në intervistë, Al-Dala tha se ushtarët e kanë të lejuar për ti “martuar” gratë e pamartuara dhe të martuara, nënat dhe motrat e luftëtarëve të kryengritësve, pa ndonjë marrëveshje zyrtare martesore. Ai shpjegoi se dhunimi ka për qëllim për ta ndëshkuar (gruan) për shkak se nuk po i lajmërojnë kryengritësit tek “forcat qeveritare”.

Për ta vërtetuar deklaratën e tij, “shejhi” shtoi se dhunimi i grave dhe vajzave nga ana e trupave të regjimit vije si “pjesë e luftës së tyre kundër kryengritësve.”

Në bazë të dëshmisë që është marrë nga ushtarët dhe oficerët para se ata të ekzekutohen, dhunimi ishte praktikë e zakonshme e ushtrisë së Asadit, shumë kohë para se Al-Dala ta lëshoj këtë “fetva”.

Ndërsa veçanërisht gratë e bukura thuhet se janë sjell tek komandantët e lartë, derisa viktimë e dhunimit janë grat muslimane që janë plotësisht të mbuluara me nikab në fytyrat e tyre. /zamanalwasl/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here