LISBA Presidentes: së pari mëso shkrim-lexim pastaj flit për muslimanët

LISBA Presidentes: së pari mëso shkrim-lexim pastaj flit për muslimanët

480322_438846842867857_93304982_nDEKLARATË

Atifetja edhe një herë sot tentoj të fsheh dështimin e saj gjate një viti në postin e presidentit të Kosovës, post të cilin nuk e fitoj duke iu besuar nga populli por iu fal me një zarf surprize. Me të drejtë disa mediume lajmin për fjalimin e Atifetes drejtuar deputeteve e kishin filluar:

‘’ Duke iu drejtuar sot deputetëve për punën e saj njëvjeçare, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga rikujtoi prioritetet e angazhimit ‘’… pra Atifetja të arritura nuk kishte për të cekur por i rikujtoj prioritetet e angazhimit të cilat kane mbetur po ato që kane qenë.

Preokupim i saj, sipas saj mbetet ruajtja e laicitetit të shtetit të Kosovës ngase sipas saj kjo siguron tolerancën fetare, ndërsa Atifetja hipokrite siç kemi deklaruar edhe shumë herë të tjera është ajo që ka shkelur laicitetin e shtetit të Kosovës dhe rrjedhimisht ka rrezikuar tolerancën fetare e kjo për opinionin kosovar nuk është gjë e panjohur, kur dihet se Atifietja në cilësinë e presidentes merr pjesë në ceremoni fetare jo islame dhe përkulet para idhujve pagan.

Për muslimanët e Kosovës deklarimet e Atifetes janë vetëm dëshmi e injorancës së saj dhe tentimit për tu promovuar në kurriz të islamit dhe muslimanëve duke i akuzuar dhe fantazuar rreziqe që sipas saj mund të vinë nga ekstremizmi islam.

Ne ia bëjmë të qartë Atifetes se ajo është turpi i Kosovës dhe bën mirë ta mësoj shkrim – leximin para se të merret me musliman e aq më pak me çështjen e Sirisë ku me deklarimet e saja dëshmon se nuk e ka idenë çfarë po ndodh atje.

Natyrisht duke qenë se luftën çlirimtare të Kosovës e ka shikuar nga ekranet televizive atëherë nuk presim ta kuptoj se sa humane është ndihma dhënë një populli që vritet dhe masakrohet pa dallim moshe e gjinie.

Me këtë deklaratë e thërrasim Atifeten që të ketë kujdes më deklarimet e saja dhe në anën tjetër sigurojmë qytetarët e Kosovës se përkundër faktit që Atifetja dhe qarqe e individ të caktuar kanë dëshirë që në Kosovë të ketë ekstremizëm fetar islam diçka e tillë është vetëm në imagjinatën e tyre dhe në planet e armiqve kombëtar e fetar të popullit tonë.

Prishtinë 12/12/2013