Berisha: Miratojmë ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë

0
254

lajme_Sali_Berisha__RE_848065056Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në fillim të mbledhjes së qeverisë se do merret vendimi për ndërtimin e xhamisë së re në Tiranë.

Berisha tha se ndërtimi i kësaj xhamie është penguar nga paraardhësi i Lulzim Bashës, Edi Rama.

Berisha tha se Rama e ka bllokuar për 11 vite ndërtimin e xhamisë.

Kryeministri tha se xhamia e re do jetë më e madhja në Shqipëri.

Ai tha se është takuar me arkitektin e famshëm të kësaj xhamie.

“Sot marrim vendimin për ndërtimin e xhamisë së madhe të kryeqyteti. Pas një pune serioze të bërë nga bashkia e Tiranës dhe Komuniteti Mysliman është finalizuar gjithçka për ndërtimin në zonën e Namazgjasë të xhamisë më të madhe të kryeqytetit. Unë kam pasur rastin të takoj arkitektin e famshëm të projektit të kësaj xhamie, arkitekt që ka ndërtuar kryevepra të kësaj arkitekture dhe arti në mbarë botën. Ai më paraqiti mua një projekt madhështor, dinjitoz për kryeqytetin e Shqipërisë. Xhamia do të jetë me të gjithë lehtësirat dhe mundësitë dhe do të ketë një kapacitet të madh. Ajo do të jetë një kryevepër arkitekturore me të cilën qyteti i Tiranës do të pasurohet siç u pasurua me dy katedrale”, tha Berisha.

“Pas një bllokimi 11-vjeçar zemërlig dhe tendencioz, nuk mund të them që është bllokuar për arsye religjioze. Besimi i vetëm i tij është xhepi, pasi nga trualli nuk mund të fitonte asgjë dhe e bllokoi për 11 vite me radhë, por Zoti është i madh dhe i jep atë që meriton. Kështu që familjet tiranase me mirësi dhe mirëkuptim arritën në marrëveshje me komunitetin dhe vendi do të ketë xhaminë më të madhe të tij. Në këtë mënyrë me fillimin e ndërtimit të xhamisë mund të them që në një farë mënyrë ndahemi nga periudha shkatërrimtare e institucioneve të kultit, periudhë që do të mbetet në analet e historisë si historia më e egër ndaj institucioneve fetare”, shtoi kryeministri i Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here