A është e ndaluar për gratë ti pastrojnë meshkujt dhe burrat ti pastrojnë gratë + video

0
254

                                                                                                                                                   ng3q5f

Është e ndaluar për burrat që ti pastrojnë gratë dhe grat ti pastrojnë burrat, përveç në rastet e mëposhtme:

Çiftet martesore: Nuk ka pengesë që njëri-tjetrit ti japin gusël për shkak të hadithit të Aishes, radijallahu anha, ku thotë: “Ka thënë Pejgamberi salallahu  alejhi ve selem: “Çfarë të dëmton nëse vdes para meje. Unë do të kisha dhënë gusel (pastruar), të kisha vendos në qefin, ta kisha falur xhenazen dhe do të kisha varrosur. [1]

Gjithashtu, fjalët e Aishes radijallahu anha: “Po të ishte kthyer, nuk do ta kishin pastruar askush tjetër përveç grave te tij” [2] Është transmetuar se Aliu e ka pastruar gruan e tij Fatimen dhe se Ebu Bekri ka porositur që ti jap gusël gruaja e tij Esma. Gjithashtu, transmetohen transmetime në lidhje me këtë çështje nga gjeneratat e mëparshme siç është Xhabir ibn Zejdi, Abdurrahman bin Esvedi dhe të tjerë.

Gruaja e ndarë me ndarje kthyese (që mendon ta kthej përsëri) deri sa është në iddet apo në pritje ajo konsiderohet gruaja e tij, dhe për këtë arsye është e lejuar ti jap burrit gusël por edhe e kundërta, që burri ta pastroj gruan e tij. Megjithatë, në qoftë se është e ndarë me ndarje të pakthyeshme atëherë nuk është e lejuar.

Në qoftë se të vdekurit janë fëmijë më pak se 7 vjet, atëherë nuk ka asnjë problem që gruaja ti jap gusël fëmijës mashkull, ndërsa burrat fëmijës femër.

Shënim:

Nëse personi i vdekur është nën moshën 7 vjeçare, atëherë është e lejueshme për t’ia parë dhe t’ia prekë (gjatë pastrimit të xhenazes) avretin (organin gjenital) pa mbulesë, në qoftë se ka nevojë për këtë.

Nganjëherë vajza ka më pak se 7 vjet, por ka trup të madh dhe në të vërehen disa shenja të caktuara të gruas. Në këtë rast, është më mirë ta pastronë femra për t’iu shmangur fitnes. E njëjta gjë është edhe rasti me fëmijën mashkull.

Nëse do të vdiste femra në mesin e burrave, ku nuk ka grua për ti dhënë gusël, dhe në mesin e tyre është një burrë që është mahrem i saj (baba, vallai, daja, mixha etj), atëherë vetëm do ti marrë tejemmum. Kështu do të veprojë edhe në rast të kundërt, në qoftë se një burrë vdes në mesin e grave.

1] Transmetohet nga Ahmedi, 6/228, dhe Ibn Maxhe, nr. 1465.

[2] E transmeton Ebu Davudi, nr. 3141., Ibn Maxhe, nr. 1464-të, dhe Ahmedi.

http://www.youtube.com/watch?v=CrWQM8uBV2M

http://www.youtube.com/watch?v=wi6Hiu7l0GE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here