Zhvillimi i dhëmbëve i paraqitur me video

Zhvillimi i dhëmbëve i paraqitur me video

Një nga problemet e rëndësishme të rritjes së fëmijës, shpesh edhe problematik për të e për prindërit, është zhvillimi dhe dalja e dhëmbëve.

Në pjesën dërmuese të fëmijëve, dhëmbi i parë del aty nga muaji i gjashtë i jetës, por hapësira kohore e këtij procesi mund të jetë e ndryshme. Për shembull fëmija mund të lindë me dhëmb të dalë, por në një fëmije tjetër, dhëmbin e parë ja shohim edhe pasi të ketë mbushur vitin. Të dy këta janë normalë në zhvillimin e tyre.

Ai është një proces fiziollogjik normal edhe pse fëmija duket i grindur, me rënie të oreksit, mundohet të futë në gojë objekte të ndryshme dhe ti kafshojë e të kruajë me to mishrat e dhëmbëve. Qarja, si shprehje e dhimbjeve, është një shenjë e përgjithshme për të gjithë fëmijët. Normalisht, temperatura, kolla apo shenja të tjera sëmundjesh nuk lidhen me daljen e dhëmbëve. Sidoqoftë prania e tyre kërkon marrjen e ndihmës mjekësore nga mjeku i konsultorit.

Fëmijët kanë gjithsejt 20 dhëmbë të quajtur “të qumështit” që fillojnë të ndërrohen aty nga mosha gjashtë vjeç.  Cilat janë koha dhe radha e daljes së dhëmbëve të qumështit tek fëmijët:

2 dhëmbët e poshtëm prerës qendrorë në 6 muaj, 2 të sipërmit në 6½ muaj.

2 dhëmbët e poshtëm prerës anësorë në  7 muaj,    2 të sipërmit në  8 muaj.

2 molarët e parë të poshtëm  në 10 muaj, 2 të sipërmit në  14 muaj.

2 dhëmbët e poshtëm të qenit në 16 muaj, 2 të sipërmit në 16 muaj.

2 molarët e dytë të poshtëm në 2 vjeç, 2 të sipërmit në 2½ vjeç.

Dy tre këshilla të domosdoshme e të vlefshme:

Mësoni fëmijët që të lajnë dhëmbët e tyre, dy herë në ditë, sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi ata të jenë shfaqur. Larjet e para të dhëmbëve me furçë,  bëhen duke e mbajtur fëmijën në prehër dhe fërkimi realizohet nga mbrapa. Më vonë, pasi ai mëson dhe realizon qëndrimin ndenjur, fërkimi bëhet nga përpara. Kjo mënyrë vazhdon deri sa fëmija mëson ti lajë vetë dhëmbët e tij.

Përdorimi i fluorit varet shumë nga përmbajtja e tij në ujin që pimë. Marrja e tij mbi të domosdoshmen, mund të shpjerë në çngjyrimin e përhershëm të dhëmbëve prandaj, dhënia e tij duhet të rekomandohet nga stomatologu ose pediatri.

Source link

Mesazhi