Në çaste hidhërimi, inati, zemra nis të rrahë më fort , tensioni rritet, koronariet shtrëngohen dhe rritet probabiliteti i thyerjes së pllakave aterosklerotike të mbushura me kolesterol, një ndër shkaktarët kryesorë të infarkteve. Tek disa persona diçka e tillë ndodhë disa ditë pas zemërimit të tepruar tek të tjerë që në atë çast.
Mjafton një zënkë në familje , një keqkuptim në punë apo një situatë e rënduar trafiku dhe ju do të jeni të rrezikuar pasi që këto të gjitha janë shkaqe të mjaftueshme për të rritur në nivele të larta zemërimin.
E zemërimi i tepërt është një ndër faktorët kryesorë që çojnë në infarkt. Sipas një studimi të kryer nga spitali ‘’Royal North Shore’’ në Sidney , thuhet se disa orë pas një shpërthimi të ndonjë inati probabiliteti i një ataku kardiak është 8 herë më i lartë se zakonisht.
Nuk mund të përjashtohen edhe krizat e ankthit të cilat ngrisin rrezikun e një infarkti 9 herë më shumë. Këtë e faktojnë statistikat e disa personave të përfshirë në studim.
Në çaste hidhërimi, inati, zemra nis të rrahë më fort , tensioni rritet, koronariet shtrëngohen dhe rritet probabiliteti i thyerjes së pllakave aterosklerotike të mbushura me kolesterol, një ndër shkaktarët kryesorë të infarkteve. Tek disa persona diçka e tillë ndodhë disa ditë pas zemërimit të tepruar tek të tjerë që në atë çast.
Gjithashtu edhe stresi, është faktorë ndikues në një atak kardiak, për këtë arsye është e këshillueshme të evitohen sa më tepër të jetë e mundur situatat e zemërimit, ankthit, dhe stresit.
Islami na ka mësuar se zemërimi nuk është aspak i mirë prandaj dhe,
Nga Ebu Hurejre redijall-llahu anhu, transmetohet: “Një njeri i tha të Dërguarit të All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: ‘Më këshillo.’ I Dërguari tha: ‘Mos u zemëro!’ Ky e përsëriti pyetjen disa herë. I Dërguari sërish tha: ‘Mos u zemëro!'” (Buhariu) |