Vlera e Shamit dhe banorëve të tij

0
314

                                                                                                   thumbl_300x200 (1)

Ka thënë Shejhul Islam Ibn Tejmijeh –rahimehullah-

Janë transmetuar për Shamin dhe banorët e tij vlera dhe virtyte të ndryshme nga Kurani dhe Sunneti dhe nga gjurmët e dijetarëve dhe një prej gjurmëve është ajo që i kam nxitur muslimanët në luftën kundër tatarve ku urdhri im ishte që të kapemi dhe mos ta lëshojmë Damaskun dhe urdhri im ishte që mos të ikim në Egjipt por të qëndrojmë në Shamin e bekuar.

Ja pra këto janë disa nga vlerat dhe virtytet e Shamit:

Bereqeti që gjendet në Sham: Kjo është vërtetuar me pesë ajete të librit të Allahut, thotë Allahu i Lartësuar në tregimin e Musait alejhi selam: Ata (populli i Musait) thanë: “Ne ishim të shtypur para se të na vije ti, e edhe pasi na erdhe”. Ai (Musai) tha: “Është shpresë se All-llahu do ta shkatërrojë armikun tuaj (faraonin), e juve do t’ju bëjë ta zëvendësoni në këtë vend, e do t’ju shikojë se si ju veproni”… deri tek fjala e Allahut të Madhëruar:E kur e larguam nga ata dënimin (me lutjen e Musait) për deri në një afat që do të arrinin, ata e thyen besën. Atëherë ndërmorëm kundër tyre dhe i fundosëm në det, ngase përgënjeshtruan argumentet Tona dhe nuk çanë kokën për to. E atij populli që ishte i nënshtruar i trashëguam lindje e perëndim të tokës, që Ne e bekuam (me të mira), ndërsa për durimin që patën, u plotësua fjala më e mirë (premtimi i vërtetë) e Zotit ndaj beni israilëve; rrënuam atë që bënte faraoni i tij, si dhe atë që kishin ndërtuar ata. A`raf 129-137.

Dihet se beni Israilet i trashëguan lindje e perëndim të tokës së Shamit pasi që u fundos Faraoni në deti.

Pastaj thotë Allahu i Madhëruar: Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t’ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vërtet, Ai është dëgjuesi (i fjalëve të Muhammedit), pamësi (i punëve të Muhammedit). Isra 1.

Fjala e Allahut rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar është toka e Shamit.

Gjithashtu fjala e Allahut në Tregimin e Ibrahimit alejhi selam: Ata deshën t’i bëjnë atij (Ibrahimit) kurth, po Ne ata i bëmë më të dështuarit. E Ne e shpëtuam atë e edhe Lutin në atë tokën që e kemi bekuar për njerëzEnbija 70-71.Dihet se Allahu e shpëtoi Ibrahimin dhe Lutin në token e Shamit.

Thotë Allahu i Madhëruar: Ndërsa Sulejmanit (ia nënshtruam) erën e fortë që sipas dëshirës së tij ecte me të deri te toka të cilën e kemi bekuar Ne. Ne jemi të gjithëdijshëm për çdo gjë. Enbija 81. Sulejmani ecte me erën në tokën e Shamit mu aty edhe ku ishte froni i Sulejmanit alejhi selam.

Pastaj fjala e Allahut në tregimin e popullit të Sebeit:Dhe, në mes tyre dhe mes fshatrave të bekuara (në Sham), ju bëmë fshatra të njëpasnjëshme dhe ju bëmë udhëtim të përshtatshëm. Udhëtoni të sigurt nëpër to natën e ditën. Sebe 18.

Këto janë pesë ajete ku Allahu e përmendi tokën e Shamit në migrimin e Ibrahimit alejhi selam, ishte vendi i mi`raxhit ku i Dërguari jonë salAllahu alejhi ve selem u ngrit në qiell, ishte vendi ku ju la në trashëgim popullit të Musait alejhi selam, ishte froni i Sulejmanit dhe vendi ku udhëtonin populli i Sebeit dhe Allahu e përmendi se këtë tokë e ka bekuar.

Gjithashtu në Sham gjendet Turi Sina ku Allahu i foli Musait alejhi selam, është vendi ku Allahu u betua në të në Suren Turë, pastaj në Suren TinëPasha fikun dhe ullirin! Dhe (kodrën) Turi Sina-en! Tinë 1-2, në këtë vend gjendet Mesxhidul Aksaja, ky është vendi i dërgimit të pejgamberëve të beni israilëve, vendi i migrimit të Ibrahimit, vendi i ngritjes në qiell të Muhammedit salAllahu alejhi ve selem dhe kthimi nga qielli po në të njëjtin vend, në këtë vend është shtylla e fesë së tij dhe librit të tij, vendi i grupit të ndihmuar të ummetit të tij, në këtë tokë është tubimi dhe ringjallja, ashtu siç ishte Mekka vendi i fillimit, pra Mekka është nëna e fshatrave ku nën të është shtruar toka kurse Shami është vendi i kthimit ku do të tubohen njerëzit në ditën e gjykimit, siç thotë Allahu i Madhëruar: Ai është që në dëbimin e parë. Hasher 2 Pra Mekka është vendi i fillimit kurse Shami vendi i tubimit kështu edhe i Dërguari salAllahu alejhi ve selem udhëtoi prej Mekkës në Sham dhe fillimi i pejgamberis së tij dhe daljes së fes së tij ishte në Mekke. Kurse mbretëria e Mehdiut alejhi selam do të jetë në Sham, pra Mekka është e para ku edhe ishte fillimi kurse Shammi është e dyti dhe ku do të bëhet gjykimi.

Pastaj prej vlerave të Shamit është se: Në këtë vend është Grupi i Shpëtuar ku do të vazhdojë duke qëndruar deri në ditën e Kijametit, ku për këtë është vërtetuar hadithi sahih nga Muavijete dhe të tjerët: Do të vazhdojë një grup nga ummeti im duke qenë haptazi në të vërtetën, nuk ju bën dëm kundërshtarët e tyre dhe as ata që mundohen ti nënçmojnë ata derisa të vide dita e gjykimit. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi). Ndërsa Muadh ibn Xhebeli radijAllahu anhu thotë: Dhe ata janë në Sham (pra grupi i ndihmuar). Kurse në librin e Buharit gjendet: Dhe ata janë në Damask. Kurse në Sahihun e Muslimit se i Dërguari salAllahu alejhi ve selem ka thënë: Do të vazhdojnë banorët e perëndimit (pra Shamit) duke qenë haptazi në të vërtetën, nuk ju bëjnë dëm kundërshtarët e tyre dhe as ata që mundohen ti nënçmojnë ata derisa të vije dita e gjykimit. Imam Ahmedi ka thënë: Banorët e magribit (perëndimit) janë banorët e Shamit.

Këtë e thotë imam Ahmedi për 2 arsye:

E para: Se në të gjitha hadithet Ehlul Magrim (banorët e perëndimit) janë për qëllim banorët e Shamit.

E dyta: Gjuha e të Dërguarit salAllahu alejhi ve selem dhe banorëve të Medinës kur kanë folur për ehlul magribin e kanë pasur për qëllim banorët e Shamit.

Pra i Dërguari salAllahu alejhi ve selem tregoi se banorët e Shamit do të vazhdojnë duke fituar kurse banorët e lindjes (Irakut) nganjëherë fitojnë dhe nganjëherë munden, dhe kështu ka ndodhur, kurse ushtria e Shamit do të jetë e ndihmuar.

Gjithashtu prej vlerave të Shamit është se: Është tokë e zgjedhur e Allahut, banorët e sajë janë të zgjedhur dhe janë prej të mirëve të Allahut në tokë, për këtë është argumentuar Ebu Davudi me dy hadithe në Sunenin e tij: Hadithi i Havalte el Ezedeij se i Dërguari salAllahu alejhi ve selem ka thënë: Do të formoni ushtri, një ushtri do të jetë në Sham, një ushtri në Jemen dhe një ushtri në Irak, tha Havali : O i Dërguari i Allahut: Zgjidh për mua me cilën ushtri të jem? Tha: Kapu me ushtrinë e Shamit sepse Shami është tokë e zgjedhur e Allahut që i zgjedh Allahu për këtë tokë njerëzit e Tij të mirë, ai që refuzon atëherë le ta zgjedh ushtrinë e Jemenit mirëpo le të ruhet sepse Allahu ma ka garantuar mua Shamin që do ta merr nën kujdesin e Tij. (Transmeton Ebu Davudi në kapitullin e Xhihadit dhe imam Ahmedi dhe Hakimi kanë thënë hadithi është sahih), ndërsa Havali thoshte: Atë që Allahu e merr nën garancinë e Tij ai s`do të humbë asnjëherë.

Prej vlerave të Shamit është se: Allahu e ka marr nën garancinë e Tij Shamin dhe banorët e tij, siç u cek në hadithin e Havalit, pastaj prej vlerave të Shamit është se Melaiket e Allahut do ti shtrinë krahët e tyre për banorët e Shamit duke ju ndihmuar, pastaj prej vlerave të Shamit është se shtylla e librit të Allahut dhe e islamit do të jetë në Sham, siç ka thënë i Dërguari salAllahu alejhi ve selem:E pash sikur shtylla e librit u mor nën kokën time dhe e shikoja me sytë e mijë dhe shkoi dhe u ndal në Sham. Prej vlerave të Shamit është se ai është vendi i besimtarëve, siç ka ardhur në hadith: Vendi i besimtarëve është Shami.

Gjithashtu prej vlerave të Shamit është se; Munafikët nuk do të mund të triumfojnë mbi besimtarët, këtë e ka transmetuar Ahmedi në musnedin e tij. Këtë hadith ua kam treguar besimtarëve në kohën kur u ngritën njerëzit që njiheshin me mëkate, bidatxhitë, të cilët dalloheshin me shenjat e munafikëve pasi që u munduan të na frikësonin u tregova për këtë hadith se munafikët nuk do të mund të triumfojnë mbi besimtarët.

E vërteta e këtij hadithi është duk në formën më të mirë në xhihadin tonë kundër tatarëve dhe Allahu e shfaqi sinqeritetin e muslimanve në atë që ua kishin premtuar besimtarëve dhe bereqetin e asaj që i kishim urdhëruar, ishte kjo një fitore e madhe që një gjë të tillë se kishin parë asnjëherë muslimanët prej daljes së tatarëve.

Allahu na begatoi me mirësitë e Tij duke triumfuar ndaj armiqve të fes së Tij, falënderimi i qoftë vetëm Allahut, Zotit të gjithësisë, ashtu siç donë dhe është i kënaqur, ve salAllahu alejhi ve selm ala nebijjuna Muhammed salAllahu alejhi ve selem.

Marrë nga Libri: Mexhmuatu el-Fetava nga Ibn Tejmije Allahu e mëshiroftë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here