prof.Dr.Fadil Maloku i ndërpritet mandati në KQZ, shkaku i logos shtetërore

0
201

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, mori sot vendim për ndërprerje të mandatit të Fadil Malokut si përfaqësues i Grupit Parlamentar të Koalicionit për Kosovë të Re anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës.

foto

 

Vendimi u mor duke u bazuar në nenin 139, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Ndërkaq Fadil Maloku me një status në facebook tha se është krenar që ka marrë vendim të dorëhiqet.

Më poshtë postimi i plotë I Malokut:

“Presidentja e (zarfit) Kosovës foli më në fund!
Sonte, Znj. Atifete mori kurajon dhe nënshkroi vendimin për shkarkimin tim nga KQZ-s, shkaku i mospranimit për ta hjek logon, simbolin e shtetësisë së Kosovës! Jam krenar që si gardian i Kushtetushmërisë dhe Ligjëshmërisë, arrita sado kudo ta senzibilizojë qytetarinë kosovare për rëndësinë dhe peshën e kësaj çéshtje… Satisfaksion më të mirë se një shkarkim të dinjitetshëm nuk kam përjetuar! Ku do u mbetet ndergjegja kombëtare dhe ajo shtetërore atyre që Kosoven po e qojnë ngadal por sigurt në gojë të Serbisë! Ku?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here