Vlera e dhjetë ditëve të para të dhul-hixhes

0
448

                                                                                                                                                     15zfq03

Falënderimii qoftë Allahut i Cili e ka krijuar kohën dhe i ka bërë disa kohëra më të mira se të tjerët, disa muaj, ditë dhe net më të mira se të tjerat, ku shpërblimet janë të shumëfishuara, si mëshirë ndaj robërve të Tij. Kjo i inkurajon ata të bëjnë vepra të mira, më shumë dhe i bën ata më të etur për ta adhuruar Atë, në mënyrë që muslimani ti rinovoj përpjekjet e tija për ta fituar një pjesë të madhe të shpërblimit, ta përgatis veten për vdekjen dhe furnizimin në gatishmëri për Ditën e Gjykimit.

Ky sezon i adhurimit sjell përfitime të shumta, të tilla si mundësin për ti korrigjuar gabimet tuaja dhe ta kompensoj ndonjë mangësi apo ndonjë gjë që dikush mund ta ketë humbur. Çdo njëri nga këto raste të veçanta i përfshin disa lloj të adhurimit nëpërmjet të cilave robërit mund ti afrohen Allahut, dhe disa lloj të bekimit që Allahu ia dhuron dhuntinë dhe mëshirën e Tij mbi këdo që Ai do.

Personi i lumtur është ai që e shfrytëzon shumicën e këtyre muajve, ditëve dhe orëve të veçanta dhe i afrohet Zotit të tij gjatë këtyre kohëve përmes akteve të adhurimit, është më se e besueshme se do të preket nga bekimin i Allahut dhe do ta ndjejë gëzimin e të diturit se ai është i sigurt nga flaka e Xhehnemit. (Ibn Rexhebi, el-Lataa’if, fq.8)

Muslimani duhet ta kuptojë vlerën e jetës së tij, ta shton adhurimin e tij ndaj Allahut dhe te këmbëngul që të bëjë vepra të mira, deri në momentin e vdekjes. Allahu thotë:

Dhe adhuroje Zotin tënd deri të vijë ty e vërteta (vdekja).” [el-Hixhr 15:99] mufessirinët (komentuesit) kanë thënë: “e vërteta do të thotëvdekja.”

Prej sezoneve të mëdha të ibadeteve janë edhe dhjetë ditët e para të muajit hynor dhul-hixhe. Këto ditë Allahu i ka veçuar dhe i ka dalluar nga të gjitha ditët e vitit. Transmetohet nga Ibën Abasi se i Dërguari i Allahut ka thënë:

“Nuk ka ndonjë ditë që veprat e mira janë më të dashura tek Allahu se sa këto dhjetë ditë. I thanë e as xhihadi në rrugën e Allahut! Tha: As xhihadi në rrugën e Allahut përveç nëse del njeriu me vetën e tij dhe me pasurin e tij dhe nuk kthehet me asgjë.”(shënon Buhariu)

Po ashtu nga Ibën Abasi transmetohet se i Dërguari i Allahut ka thënë:

“Nuk ka ndonjë vepër më të mirë tek Allahu e as më me vlerë se sa dhjetë ditët e Kurbanit. I thanë e as xhihadi o i Dërguari i Allahut? Tha: As xhihadi në rrugën e Allahut përveç ai njeri që ka dal me vetën e tij dhe me pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asgjë prej kësaj. (shënon Darimiu me zingjir të mirë)

Këto argumente dhe të tjera tregojnë se këto dhjetë ditë janë më të vlefshme se të gjitha ditët e vitit. Gjersa janë më të vlefshme se edhe dhjetë ditët e fundit të ramazanit. Por, dhjetë netët e fundit të ramazanit janë më të vlefshme për shkak të përfshirjes së natës së Kadrit në të, e cila është më e vlefshme se një mijë muaj.

Dije vëlla i nderuar musliman se vlera e këtyre dhjetë ditëve ka ardhur në disa mënyra:

E para:

Allahu është betuar në këto ditë. Betimi në diçka është argument për rëndësinë dhe dobinë e saj.

Allahu thotë: Pasha agimin! Pasha dhjetë netët! (fexhr 1,2)

Ka thënë Ibën Abasi, Ibën Zubejri, Muxhahidi, dhe të tjerët prej selefve se këto ditë në të cilat është betuar Allahu janë dhjetë ditët e para të dhul-hixhës. Ka thënë Ibnu Kethiri dhe kjo është më e vërteta.

E dyta:

I Dërguari i Allahut ka dëshmuar se këto ditë janë ditët më të vlefshmetë kësaj bote sikur që tregoj për këto hadithi i lartpërmendur.

E treta:

Pejgamberi i ka nxit njerëzit në vepra të miranë këto ditë për shkak të vlerës së kohës në këto ditë dhe për shkak të vlerës së vendit në këto ditë e që kjo është e veçantë për haxhilerët.

E katërta:

I Dërguari i Allahut në këto ditë ka urdhëruar që të shpeshtojmë dhikrin, sikur që ka ardhur në hadithe të Pejgamberit që transmeton Abdullah b. Umeri se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Nuk ka ndonjë ditë që është më madhështore tek Allahu dhe që vepra është më e vlefshme se sa këto ditë (dhjetë ditët e dhul hixhës). Shpeshtoni në të fjalët la ilahe il-la Allah, Allahu ekber, dhe elhamdulilah. (shënon Ahmedi dhe zinxhirin e këtij hadithi e ka konsideruar të vërtetë Ahmed Shakir).

E pesta:

Në këto ditë është dita e Arafatit. Kjo është dita e dëshmisë. Në këtë ditë Allahu e ka plotësuar për robërit e Tij fenë e Tij. Agjërimi i kësaj dite i shlyen mëkatet e dy viteve.Po në këto dhjetë ditë është edhe dita e kurbanit e që është prej ditëve më të vlefshme në përgjithësi.

E gjashta:

Në këto ditë bashkohen dy ibadetet e ato janë haxhi dhe kurbani. Të arrish këto ditë është një begati e madhe që nuk mund të ja di vlerën përveç njerëzit dhe besimtarët e mirë. Është obligim i muslimanit që të ndiej në vete këtë begati dhe të përfitoj prej këtyre shancave. Ta bëjë këtë duke i kushtuar një kujdes të veçantë dhe të angazhohet me ibadete më shumë. Prej begative të Allahut ndaj robërve të Tij është se i ka shumuar rrugët e veprave të mira.

Prej veprave të mira që muslimani duhet të kujdeset në këto ditë janë:

1.    Agjërimi i 9 ditëve të dhul hixhës.I Dërguari i Allahut ka nxitë për vepra të mira në këto ditë. Ndërsa agjërimi është prej veprave më të mira. Agjërimin e ka zgjedh Allahun për vetën e Tij sikur që ka thënë në hadithin Kudsij:

“Çdo vepër biri i Ademit bënë për vete përveq agjërimit të cilën e bënë për mua dhe unë shpërblej për këtë.” (shënon Buhariu).

Po ashtu në hadithin e Pejgamberit që transmetohet nga disa gra të Pejgamberit të cilat kanë thënë se i Dërguari i Allahut i agjëronte 9 ditët e dhul hixhës, ditën ashura (ditën e 10-të të Muharremit) dhe 3 ditë prej çdo muaji, të hënën e parë të muajit dhe 2 të enjte (shënon Nesaiu dhe Ebu Davudi ndërsa Albani thotë hadith i vërtetë).

2.    Tekbiri. Është sunnet që të meret tekbir të thuhet la ilahe il-la Allah, elhamdulilah, subhanallah në këto 10 ditë. Po ashtu të ngritët zëri në xhamia me këto dhikre, në shtëpia, nëpër rrugë dhe në çdo vend që lejohet përmendja e Allahut. Ngrehin zërin burrat ndërsa grat ulin zërin.

Allahu thotë: (Vijnë) Për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre dhe që ta përmendin All-llahun në ato ditë të caktuara (në shenjë falënderimi) dhe për që i ka furnizuar me kafshë. (haxh 28)

Shumica dërmuese e komentatorve të Kuranit janë të mendimit se ditët e caktuar të përmendura në këtë ajet janë dhjetë ditët e para të dhul hixhës, bazuar nga ajo që është transmetuar nga Ibën Abasi: (ditët e caktuara janë dhjetë ditët e dhil hixhës). Forma e tekbirit është:

Allahu ekber, Allahu ekber la ilahe il-la Allah. Allahu ekber ve lilahil hamd.

Ka edhe forma tjera të tekbireve.Marrja e tekbireve është bërë në këtë kohë prej sunneteve të lëna pas dore, e në veçanti në dhjetë ditët e para.

Të pakët janë ata prej të cilëve i dëgjon tekbiret në këto ditë. Për këtë duhet të thuhen me zë që ta ngjallim këtë sunnet dhe të ju përkujtojmë atyre që janë të pakujdesshëm në këtë.

Është vërtetuar nga Ibën Umeri dhe nga Ebu Hurejre se ata dy dilnin në treg në këto dhjetë ditë dhe ngritnin tekbire pastaj ngritnin edhe njerëzit.

Qëllim ishte që njerëzit të përkujtojnë tekbirin që secili prej tyre të marrë tekbire në vetën e tij e nuk ishte qëllimi që të bëjnë tekbire në formë të organizuar (me xhemat). Të ngjallësh një sunnet që është bërë i panjohur në mesin e njerzëve është një shpërblim i madhë.

Për këtë na nxitë i Dërguari i Allahut duke thënë: “Kush ngjall një sunnet prej sunneteve të mija që është vdekur pas meje ai do të ketë shpërblimin e vetë dhe të atyre që punojnë me atë sunnet pa ju munguar shpërblimi atyre.” (shënon Tirmidhiu dhe është hadith i mirë).

3.    Kryerja e haxhit dhe umrës.Gjëja më e mirë që veprohet në këto ditë është edhe vizita e Qabës. Atij që Allahu ia ka bërë të mundur që të kryej haxhin, dhe i kryen obligimet e tij ashtu siç është e kërkuar, ai me lejën e Allahut do të bënë pjesë në fjalën e të Dërguarit të Allahut: “Haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër përveç xhenetin.”

4.    Shumimi i veprave të mira në përgjithësi.Sepse vepra e mirë është e dashur tek Allahu dhe kjo tregon se do të ketë një shpërblim të madh.

Ai që nuk ka pas mundësi haxhin në këto ditë atëherë le ta gjallëroj kohën e tij me adhurimin e Allahut, me namaz, me leximin e Kuranit, dhikër, lutje, lëmosh, mirësi ndaj prindërve, lidhje farefisnore, urdhërim në të mirë dhe ndalim nga e keqja dhe vepra tjera të mira.

5.    Kurbani.Prej veprave të mira në këto dhjetë ditë është edhe afrimi tek Allahu me therrjen e kurbanit.

6.    Pendimi i sinqertë.Pendimi dhe largimi nga mëkatet në këto dhjetë ditë është një gjë e kërkuar për besimtarin. Pendim do të thotë të kthehesh tek Allahu dhe të largohesh haptas dhe fshehtas nga ajo që e urren Allahu, duke u penduar për atë që ka kaluar. Ta lësh atë me një herë dhe të vendosësh që asnjëherë mos të kthehesh në të si dhe të qëndrosh në të vërtetën me atë që do Allahu. Është obligim i muslimanit që nëse zhytet në ndonjë mëkat me një herë të largohet nga ajo pa asnjë ngadalësim sepse së pari ai nuk e di se kur do të vdes dhe e dyta se mëkatet e tërheqin njëra tjetrën.

Pendimi në kohët e begatshme ka një vlerë të veçantë, sepse në këto kohëra shpirti ngritët më shumë në ibadet dhe dëshiron më shumë vepra të mira ku në këtë formë arrin që të pranoj më shumë gabimet e tij dhe pendimin për atë që ka bë më herët. Por nuk duhet të harrojmë se pendimi nuk është obligim vetëm në momente të posaçme. Ai është obligim në çdo kohë. Nëse tek muslimani bashkohet pendimi i sinqertë me vepra të mira atëherë kjo tregon për një shpëtim të qartë të tij me lejen e Allahut. Allahu thotë:

Dhe ai që është penduar, ka besuar dhe ka bërë vepra të mira do të jetë prej të shpëtuarve. (Kasas 67)

Muslimani le të kujdeset për sezonet e veprave të mira sepse ato kalojnë shpejt. Le ti ofroj vetës së tij vepra të mira të cilat do ti gjej atë ditë kur ka nevojë më së shumti për to. Shpërblimi është i pakt ndërsa largimi nga kjo botë është afër. Rruga është e frikshme, ndërsa mashtrimi ndodhë në shumicën e rasteve. Allahu e shikon çdo vepër dhe çdo lëvizje tonën dhe të gjithë ne tek Ai do të kthehemi.

Ai që vepron të mira qoftë edhe sa grimca do ta gjejë.

Ndërsa ai që vepron të këqija qoftë edhe sa grimca po ashtu do ta gjej atë. [el-Zelzeleh 99:7-8]

Le të përfitosh në këto shanca dhe në këto ditë madhështore. Të shpejtojmë të shpejtojmë me vepra. Të shpejtojmë para se të na sulmoj exheli dhe para se të pendohet ai që ka qenë neglizhent në veprat e tij. Të shpejtojmë para se të kërkojmë edhe një herë kthimin në këtë botë e që nuk do të plotësohet kjo kërkesë. Të shpejtojmë para se të na vije vdekja dhe të na ndaj prej dëshirave tona. Para se të bëhet njeriu në varrin e tij peng i veprave të tij.

O ju të cilëve zemra u është bërë e ashpër sikurse nata e errët, a nuk është koha që zemra juaj të mbushet me dritë dhe të bëhet e butë? Ekspozoja (nënshtroja) veten një flladi të butë të mëshirës së Zotit tënd gjatë këtyre 10 ditëve, sepse Allahu do ta bëjë që ky fllad ta prekë këdo që Ai dëshiron, dhe kushdo që është i prekur prej tij do të jetë i lumtur në Ditën e Gjykimit. Allahu e bekoftë Pejgamberin tonë Muhamed dhe të gjithë familjen dhe shokët e tij. /Islam Q&A/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here