“Izraelitët” e Enver Hoxhajt, ministri i agjendave antikombëtare

0
233

                                                                                                                                       ImageProxy

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, dy pozitat në kabinetin e tij i ka ndarë për persona të afërt me lobin e shtetit të Izraelit, i cili shtet deri më tash nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Burime të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se disa ditë më parë në kabinetin e tij, ministri Hoxhaj ka emëruar në pozitën e asistentes administrative Ines Demirin, vajzën e kryetarit të Shoqatës së Komunitetit Hebraik, Votim Demiri.
Sipas këtyre burimeve, kjo shoqatë për disa aktivitete ka pranuar edhe mbështetje financiare nga Ministria e Punëve të Jashtme, ndonëse një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga zyrtarët e dikasterit qeveritar që udhëheq Hoxhaj.
”Vajza e Demirit e ka përfituar këtë pozitë në MPJ në kohën kur ky dikaster qeveritar është vizituar nga një institucion i hebrenjve. Vizita e fundit në MPJ më 20 gusht 2013 është bërë nga një delegacion i lartë i Unionit Evropian Hebraik dhe pritja u bë nga ministri Hoxhaj”, ka nënvizuar ai.
Hoxhaj po ashtu, sipas burimeve të “Zërit”, së fundi në cilësinë e shefit të Kabinetit të Ministrit e ka emëruar Blerim Vela, i cili është kthyer kohë më parë nga Izraeli në Kosovë. Më parë, ky zyrtar i lartë ka qenë i punësuar për vite të tëra në Misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në Prishtinë.
Emërimin e asistentes administrative dhe shefit të kabinetit të ministrit Hoxhaj e konfirmojnë edhe vetë zyrtarët e kësaj ministrie, të cilët, megjithatë, mohojnë se punësimi i tyre ka lidhje me lobin izraelit.
Zyrtari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Artan Behrami, e pranon që Ines Demiri, siç thotë ai, i takon komunitetit hebre në Kosovë, ndërsa thekson se arsye pse është punësuar, përveç tjerash, është se ajo i di më shumë se pesë gjuhë të huaja dhe ka përvojë të mjaftueshme për të punuar si asistente administrative.
“Ministri Hoxhaj qysh në fillim ka pasur një qasje të integrimit të të gjitha komuniteteve në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës. Në Bruksel e kemi dërguar zëvendësambasador një qytetar të komunitetit serb, derisa edhe komunitetet tjera janë të përfaqësuara në MPJ. Zonja Demiri është pranuar duke respektuar të gjitha ligjet dhe rregulloret e brendshme të Ministrisë”, është shprehur ai.
Edhe për, tashmë zyrtarin tjetër të MPJ-së, Blerim Vela, Behrami e pranon se i takon lobit izraelit, ndërsa thekson se arsye pse është pranuar në kabinetin e ministrit është se ai ka përvojë profesionale dymbëdhjetëvjeçare në organizata të ndryshme ndërkombëtare.
“Në pozitën e tij të fundit para se t’i bashkëngjitet Kabinetit të Ministrit, Vela ka shërbyer në Jerusalem në kuadër të programit të financuar nga Komisioni Evropian për fuqizimin e administratës parlamentare”, thotë ai, duke shpjeguar se Vela ka të arritura akademike dhe i flet tri gjuhë të huaja.
Sipas burimit të gazetës, këto ndryshime të fundit të ministrit Hoxhaj vijnë si pasojë e largimit të kabinetit të tij drejt misioneve të ndryshme diplomatike, kurse emërimet e Velës dhe Demirit në kabinet nuk kanë kaluar përmes procesit të verifikimit të besueshmërisë nga AKI.

zeri.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here