Eshtrat shërohen më vështirë te duhanpirësit

0
227

Zbulimet e hulumtimit të bërë në Britaninë e Madhe tregojnë shërimin më të ngadalshëm të frakturave te duhanpirësit.

 

Hulumtuesit e Universitetit Linkoln kanë analizuar mostrat e qelizave amë që janë përgjegjëse për shërimin e kockave, dhe këto mostra janë marrë nga 50 duhanpirës dhe joduhanpirës të cilët kanë pasë thyrje të kockave të këmbëve, shkruan portali Pliva.

 

Është dëshmuar se qelizat amë të marrura nga joduhanpirësit shumë më kualitet dhe kanë qenë më aktive, si dhe ndarja e tyre ka qenë shumë më e shpejtë.

 

Përkundër kësaj, efekti toksik i tymit të duhanit ka nxitur aktivitetin e molekulave cilat kanë efekt negativ në proqeset kyqe brenda qelizave amë që analizoheshin.32

 

Përveq kësaj, niveli i nikotinës në cigareta është rritur nga viti 1999 dhe 2011 për afro 15 përqind, thuhet në studimin të cilin e ka shpallur revista  “Nicotine and Tobacco Research”.

 

Të dhënat janë mbledhur nga raportet vjetore të cilat Repartit për shëndetësi publike në Masachusets ia kanë dorëzua katër prodhues të mëdhenjë të cigareve në periudhën prej vitit 1997 deri 2012.

 

”Të rinjët më lehtë bëhen të varur pas disa cigareve që i kanë pirë”, tha udhëheqësi i studimit Tomas Lend, drejtor i zyrës për informim për shëndetësinë më Ministrinë e Shëndetësisë ,për Boston Globe.

 

“Cdo ditë 3800 tinejxher amerikan provon cigaren e parë, dhe nga numri që e cekëm 1000 prej tyre bëhen duhanpirës. Ata që nuk janë të aftë që me kohë të ndalojnë duhanpirjen, do vdesin, mesatarisht 13 vite më herët se moshatarët e tyre, thuhet në raportin zyrtar Surgen Generala të vitit 2012”, shkruan Globe.

 

Ky hulumtim nuk është i pari i cili tregon për rritjen e nikotinës në cigare – në vitin 2007 hulumtimi në Harvard ka zbuluar se niveli i nikotinës nga viti 1997 deri në vitin 2006 është rritur për 11 përqind.

 

Foto më lartë: Image courtesy of zirconicusso / FreeDigitalPhotos.net

Përzgjodhi dhe përshtati: Dr.med. Flakron Sabedini (Abdurrezak MD)

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here