Bashkohu : OSBE-ja dhe Ministria e Integrimit janë institucione të pa besueshme për ne
Elaine M. Conkievich dhe Vlora Citaku nuk i imponojnë dot popullit të Kosovës perversitet dhe pederasti
Lëvizja Bashkohu ka mbledhur kryesinë e saj për të diskutuar për gjendjen e krijuar pas ndalimit të së ashtuquajturës “Nata e seksit” nga qytetarët e revoltuar të Kosovës, dhe ka analizuar deklaratat e dy institucionev e të OSBE-së dhe Ministrisë së Integrimeve. Këto dy institucione në vend që të mbrojnë pavarësinë e Kosovës, të mbrojnë moralet e qytetarëve tanë me deklaratat e tyre kanë treguar se janë të njëanshëm. Për sa më lartë, ne deklarojmë:
1. Lëvizja Bashkohu konsideron se institucionet si OSBE-ja dhe Ministria e integrimeve, në krye të të cilave qëndrojnë Elaine M. Conkievich dhe Vlora Citaku, janë institucione të pabesueshme dhe nuk përfaqësojnë mbrojtjen e të drejtave njerëzore gjegjësisht shtetin e Kosovës.
2. OSBE-ja është institucion jo korrekt dhe i pabesueshëm pasi kjo organizatë që udhëhiqet nga Elaine M. Conkievich ka dëshuar të reagoj për të mbrojtur të drejtat e myslimanëve të Kosovës, cënimin dhe dhunën që ushtrohet në vendin tonë kundër vajzave me shami për shkak të bindjeve të tyre fetare dhe incidentet e shumta me të cilat qytetarët e Kosovës përballen sot. Në anë tjetër kjo organizatë e huaj, e udhëhequr nga një jo-muslimane, del në mbrojtje të shoqatave homoseksuale dhe provokimeve që ato i bëjnë vlerave të familjes.
3. Ministria e integrimeve, gjegjësisht ministrja Vlora Citaku e cila ka ardhur në postin që ajo është në mënyrë jo-demokratike, nuk përfaqëson popullatën e Kosovës, por përfaqëson korrupsionin. Ajo nuk ka votat e mjaftuara për pozitën që mban dhe nënshkrimi i saj në mesin e dhjetra nënshkrimeve në peticionin që ishte për mos lejimin e vajzave me shami, është shprehje e mllefit të saj personal kundër popullit të Kosovës, vajzave të Kosovës dhe fesë Islame. Vlora Citaku ashtu si Elaine M. Conkievich janë dy gra të pazgjedhura, jo-demokratike, të cilat nuk i mësojnë dot popullit të Kosovës vlerat morale që ai duhet të ketë.
Ne si Lëvizje Bashkohu bëjmë me dije OSBE-në, BE-në, botën, që Kosova është vend i lirë dhe nuk do të lejojmë në asnjë moment që morali ynë të poshtërohet nga ardhacakë, agjentë OJQ-shë perëndimore etj.
Ne, nuk do të zbrapsemi nga personat apo institucionet hipokrite të cilat duan ti imponojnë popullit tonë perversitete, të cilat as Serbia nuk ka guxuar që ti bëj.
Ne konsiderojmë se pederastia, korrupsioni, degjenerimi, kurvëria dhe poshtërsia e qeverisë Thaçi dhe Jahjaga duhet të ndalohet me të gjitha mjetet që një shoqëri demokratike gëzon. Ne nuk pranojmë që të shesim nderin e burrave dhe grave të Kosovës, përballë presionit mediatik, dhe ekonomik që neo-kolonialistët e Perëndimit dhe sejmenët e tyre bëjnë mbi popullin krenar, fetar dhe burrëror të Kosovës.
Kryesia e Levizjes Bashkohu