Partia nacionaliste Naseriste e Egjiptit rradhitet me regjimin e kriminelit assad

0
223

download

http://www.youtube.com/watch?v=JcxyprkvSGM

Partia arabe egjiptiane demokratike Naserije dhe lëvizjet e tjera nacionaliste kanë shfaqur gatishmërinë e tyre për t’iu bashkuar ushtrisë së regjimit sirian në luftë kundër atyre për të cilët pretendojnë se janë “militantë pro – perëndimorë,” raporton Presstv e Iranit.

Burimet në Egjipt thonë se lëvizjet nacionaliste “e kanë kuptuar” se ajo që po ndodh në Siri është një “komploti i perëndimit dhe përdorimi i tyre të grupeve ekstremiste” kundër këtij shteti arab.

Megjithatë në të njëjtën kohë me këtë lajm erdhi edhe “konfirmimi zyrtar” i regjimit sirian, i cili tha se po takohet me agjencitë spiune perëndimore në Damask për shkak të brengosjes të përbashkët të këtyre grupeve “ekstremiste”.

Sajti iranian shton se ata kanë thënë se mijëra egjiptianë nga grupe të ndryshme politike dhe Gardës Kombëtare egjiptiane janë të përgatitur për “ta penguar këtë komplot” dhe t’i bashkohen ushtrisë së regjimit sirian për ti ndihmuar presidentit të ashtuquajtur Bashar Asadit.

Naserizmi është një ideologji arabe politike e bazuar në të menduarit e liderit të vonshëm egjiptian Xhemal Abdulnaserit.

Megjithatë, ky nuk është raporti i parë për përfshirjen e nacionalistëve egjiptian në Siri në luftë në anën e regjimit të Asadit. Në fund të muajit nëntor, për pjesëmarrjen e militantëve egjiptian në anën e regjimit raportoi Zaman Alwasl.

Raporti theksonte se militantët e ashtuquajtur Mbrojtësit e nacionalizmit iu bashkuan luftës në Siri dhe se faqja Facebook Nasser News zbuloi informacionin për “dëshmorin e parë egjiptian i cili vdiq duke e mbrojtur arabizmit e Sirisë.”

Gjithashtu, oficeri egjiptian i forcave ajrore, Sami Hasani ka lëshuar një mesazh në Twitter se 25 pilotë egjiptian luftojnë në Siri në anën e regjimit të Asadit.

“Me 4 nëntor 2013 me marrëveshje të ministrisë së mbrojtjes egjiptiane dhe ambasadës siriane në Egjipt, 25 pilotë ushtarakë të forcave ajrore egjiptiane u dërguan në Damask. Oficeri ushtarak i cili mbikëqyri misionin ishte gjenerali Junus Sejid el-Misri,” shkruante oficeri egjiptian. /putvjernika, Presstv, Zaman Alwasl/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here