VËRTETIMI I EKZISTENCËS SË XHINDËVE

0
248

Nuk ka vend për përgënjeshtrimin e botës së xhindëve

Një pakicë e njerëzve e refuzuan ekzistimin e xhindëve në përgjithësi, kurse disa politeistë supozuan se: “me xhindët janë për qëllim shpirtërat e planeteve,” (shiko Mexhmuul-Fetava, 24/280).

Derisa një grup i filozofëve supozuan se: “me xhindët janë për qëllim nxitjet e sherrit dhe fuqitë e këqija të shpirtit njerëzor, sikurse supozuan se me melekët janë për qëllim nxitjet e hajrit në të.” (shiko Mexhmuul-Fetava, 4/346). Ndërsa disa bashkëkohës supozuan se: “xhindët janë mikrobet të cilat i zbuloi shkenca bashkëkohore.”

Doktori i shkencave Muhammed El-Behij, mendoi se: “me xhindët janë për qëllim xhindët dhe melekët, të cilët janë një botë dhe nuk ka dallim mes tyre.” E tha këtë duke u bazuar në atë se: ‘edhe melekët janë të fshehur nga njerëzit’, përveçse ai e bashkoi me botën e xhindëve edhe atë që e fsheh besimin, mosbesimin, hajrin dhe sherrin nga bota njerëzore.”

Mosdija nuk është argument

Fundi i asaj që posedojnë ata përgënjeshtarë të botës së xhindëve, është se ata nuk kanë njohuri për ekzistimin e tyre. Por, mosdituria nuk është argument dhe është gjë e keqe për të mençurin të mohojë diç, vetëm pse nuk ka njohuri për ekzistimin e saj. Kjo është ajo që Allahu ua pa për të madhe pabesimtarëve: “Përkundrazi, ata e mohojnë (atë) dijen e të cilit ata nuk mund ta kapnin dhe shpjegimet e të cilit akoma nuk kanë mbërritur tek ata…” (Junus: 39).

Nga zbulimet bashkëkohore të cilat nuk mund t’i nënçmojë askush, a do t’i lejohej njeriut i cili jetoi para qindra viteve, që t’i mohojë ndodhitë e tyre, sikur atë ta lajmëronte për to një njeri besnik? Pastaj, mosdëgjimi ynë i shumë zërave të Gjithësisë të cilët shushurojnë në çdo vend, a mund të jetë argument i mosekzistimit të tyre? Më pastaj, kur u zbulua radioja e cila kapi zërat që nuk mund t’i dëgjonim me veshët tanë, ne besuam në ekzistimin e tyre!

Profesori Sejjid Kutub (Allahu e mëshiroftë) duke folur në “Dhilalin e tij” (koment i Kur’anit) për xhindët të cilët Allahu i ndau që ta dëgjojnë të Dërguarin e Tij, e të cilët dëgjuan Kur’anin, thotë:

”Përmendja në Kur’an e ndarjes së një grupi të xhindëve që ta dëgjojnë atë nga profeti, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, dhe rrëfimi i asaj që thanë dhe i asaj që vepruan, është argument i mjaftueshëm vetvetiu që të përforcojë ekzistimin e xhindëve, që të përforcojë ndodhinë e asaj ngjarje, që të përforcojë se ata xhindë kanë mundësi që ta dëgjojnë Kur’anin në gjuhën e tij arabe të shprehur, ashtu sikurse e shprehi i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, dhe që të përforcojë se xhindët janë krijesa që mund ta pranojnë besimin apo mosbesimin, janë të përgatitur për udhëzim apo devijim dhe nuk ka nevojë tjetër që të vërtetohet apo përforcohet ky realitet, sepse njeriu nuk ka mundësi ta përforcojë më tepër realitetin të cilin Allahu e vërtetoi. Megjithatë, ne do të mundohemi ta skqarojmë këtë realitet, në të konceptuarit njerëzor.

Kjo Gjithësi e cila na rrethon, është përplot sekrete, është përplot fuqi dhe krijesa të panjohura për ne, qoftë në kreaturën, përshkrimin apo ndikim e tyre. Ne jetojmë në krehërit e atyre fuqive dhe sekreteve, dimë për to pak, e nuk dimë për to shumë. Për çdo

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here