Ushtrimet e rregullta zvogëlojnë rrezikun për 24 sëmundjeve të ndryshme !

0
232


Ushtrimet e rregullta zvogëlojnë rrezikun për 24 sëmundjeve të ndryshme
[1]

Ushtrime e rregullta zvogëlojnë rrezikun për 24 sëmundje të ndryshme, duke përfshirë Kancerin dhe Demencën, sipas një hulumtimi

Ushtrimet e rregullta sikurse ecja ditore është e lidhur me zvogëlimin e rreth dy duzina të gjendjeve shëndetësore mentale dhe fizike dhe duke zvogëluar shpejtësinë e plakjes së trupit, sipas një hulumtimi inspektues të gjerë.???????????????????????????????????????????????????????????????????????

Gjendjet shëndetësore të mbuluara nga inspektimi përfshinin: Kancerin, sëmundjet e zemrës, demencën, diabetin e Tipit 2, depresionin, obezitetin dhe shtypjen e lartë të gjakut.

Ekipi inspektoi rreth 40 kumtesa që përfshinin kërkimet më të fundit ndërkombëtare të publikuara në mes të 2006 dhe 2010 dhe gjeti se përveç mos-pirjes së duhanit, të qenit fizikisht aktiv ishte zgjedhja më e fuqishme e stilit të jetës që një individ mund të ndërmerrte që të përmirësoj shëndetin e tij.

Dobitë shëndetësore që u identifikuan nga inspektimi përfshijnë:

  • Aktiviteti i rregullt fizik mesatar ose intensiv është i shoqëruar me një rrezik të zvogëluar të sëmundjes koronare të zemrës dhe atakut cerebrovaskular.
  • Duke e rritur aktivitetin fizik gjithashtu mund të i kontribuoj zvogëlimit të rrezikut të disa llojeve të kancerit, osteoporozës, tipit 2 të diabetit, depresionit, obezitetit dhe shtypjes së lartë të gjakut
  • Ecja ose çiklizmi për më së paku 30 minuta në ditë është i shoqëruar me zvogëlimin e kancerit dhe kur ky aktivitet rritet në 1 orë incidenca ulet në 16 përqind
  • Në lidhje me disa kancere të veçanta, hulumtimet kanë treguar një ndërlidhje të fuqishme në mes të aktivitetit fizik të rritur dhe zvogëlimit të kancerit të kolonit në të dy gjinitë. Dhe burrat që janë më aktiv në punë – jo vetëm duke u ul në tavolinë – kanë incidencë më të vogël të kancerit të prostatës.
  • Studimet të tjera mbi kancerin tregojnë se aktiviteti fizik pas diagnozës mund të ndihmojë në rehabilitimin dhe mund të përmirësojë rezultatet.

Ekziston dëshmi e rritur se aktiviteti fizik mund të ul rrezikun e demencës tek të vjetrit.

Rekomandimet e identifikuara nga inspektimi përfshijnë:

  • Të rriturit e shëndetshëm të moshave në mes të 18 dhe 65 duhet të aspirojnë për rreth 150 minuta të aktivitet fizik të intensitetit mesatar në javë, p.sh. 30 minuta të ecjes së shpejtë, 5 ditë në javë. Dhe njerëzit që ndërmarrin aktivitet fizik më të fuqishëm, sikurse vrapimi, duhet të kenë qëllim 20 minuta, 3 herë në javë.
  • Të rriturit e shëndetshëm duhet të aspirojnë për 2 seanca në javë të trajnimit fizik që fut në funksion grupet më madhore të muskujve të trupit;
  • Njerëzit e vjetër mund të përfitojnë nga ushtrimet që ju ndihmon që të mbajnë bilancin dhe fleksibilitetin;
  • Njerëzit që janë aktiv fizikisht duhet të vazhdojnë që të ushtrojnë edhe nëse kanë arritur moshën e mesme ose pleqërinë dhe ata që nuk janë duke ushtruar duhet ta rrisin aktivitetin fizik;
  • Mos-pirja e duhanit dhe mbajtja e një diete të shëndoshë është gjithashtu e rëndësishme.

Autori i inspektimit thotë:

“Në mënyrë ideale, që të përfitohen dobi maksimale shëndetësore njerëzit duhet që të ushtrojnë, mos të pinë duhan, të hanë një dietë të shëndetshme dhe të kenë një indeks të masës trupore më pak se 25,

“Sa më shumë prej këtyre veçorive që një individ posedon, aq më pak janë gjasat që ai të zhvillon një varg të sëmundjeve kronike. Joaktiviteti fizik rezulton në shpërndarjen e një sërë ndryshimeve patofiziologjike në trupin tonë. Duket se trupat tonë janë krijuar që të funksionojnë në mënyrë optimale në një shkallë të caktuar të aktivitetit fizik që shumë prej neve thjeshtë nuk mund ta arrijnë në kohën tone moderne, me këto stile jetësore joaktive.

“Çfarë është e qartë nga hulumtimi është se burrat dhe gratë e të gjitha moshave duhet që të inkurajohen të jenë më shumë aktiv fizikisht për hir të shëndetit të tyre afatgjatë.”

Ekzistojnë një duzinë hulumtimesh shkencore rreth dobive të aktiviteteve fizike. Këto studime tregojnë se jo vetëm aktivitetet e sforcuara fizike por edhe vetëm ecja mund të sjell përfitime të konsiderueshme shëndetësore. Ecja për në namaz për tu falur me xhematë mund të sjell përfitime kolaterale ( anësore) shëndetësore duke e ditur se adhurimi bëhet vetëm për Allahun me sinqeritet pa ia bashkangjitur asnjë arsye qëllimore tjetër.

Disa hadithe rreth faljes së namazit me xhematë.

Transmetohet nga Ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy ata!) se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Namazi me xhematë është më i mirë se namazi vetëm, me njëzet e shtatë gradë.”

Sahih, e ka nxjerr imam Ahmedi 2/112, Buhariu me nr. 645 dhe Muslimi me nr. 249/650.

Transmetohet nga Ebi Musa (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:“Njeriu me shpërblim më të madh nga namazi është ai që e ka rrugën më të gjatë për në xhami.” E transmeton Muslimi në “Sahihun” e tij me nr. 277/662.

Transmetohet nga Ubej bin K’ab se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Namazi i burrit me një burrë tjetër është më i pastër se namazi i tij vetëm, dhe namazi i tij me dy burra, është më i pastër se namazi i tij me një burrë. E sa më shumë të jenë, aq më i dashur është (namazi) tek Allahu i Lartësuar.”

Hasen, e transmeton Ahmedi në “Musnedin” e tij 5/140, Ebu Daudi në “Sunen” me nr. 554 dhe En Nesaiju në “Sunen” 2/104-105 me nr. 843.

Pra ecja për në xhami sjell shpërblime të mëdha dhe kënaqjen e Allahut të madhëruar, dhe se kjo ecje sjell urtësi të shumta prej tyre edhe dobitë shëndetësore. Allahu e bëri Islamin të dobishëm dhe shpërblyes për ne. A thua vallë a ka kush që merr mësim ?/islamifejaevertete/.

 Përktheu dhe përshtati nga anglishtja: Meriton Muriqi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here