Fasulet për shëndet më të mirë!

0
588

Fasulet janë të mbushura përplot me përbërës ushqimore esencial si fibra, proteinë, niseshte (sheqer) si dhe shumë vitamina dhe minerale. Gram për gram, fasulet përmbajnë proteina afërsisht aq sa një filetë mishi, duke kushtuar shumë më pak dhe ka shumë dobi shëndetësore. Janë treguar të dobishme në mbrojtjen kundër sëmundjeve të zemrës, çrregullimeve te qarkullimit te gjakut dhe kancerit te zorrëve, dhe janë një burim i vlefshëm i energjisë me lirim te ngadalshëm, duke u radhitur si një ushqim te shkëlqyeshëm për diabetikët (ata që kanë sëmundjen e sheqerit).fasule

Fasulet janë pjesë e familjes së bimëve bishtajore. Fasulet janë njëra prej perimeve të pakta që përmbajnë dhe janë të pasura me fibra dhe proteina, duke përfshirë si fibrat e tretshme gjithashtu edhe ato të patretshme duke mundësuar funksionimin normal te zorrëve dhe zvogëluar rrezikun nga disa lloje të kancereve. Fasulet janë një burim i shkëlqyeshëm i kaliumit, acidit folik dhe magnezit, dhe janë gjithashtu një burim i mirë i manganit, molibdenit dhe të vitamina B1 apo Tiaminës. Fasulet më të errëta siç janë fasulet e zeza janë të pasura me komponime antioksiduese të quajtura antocianine te cilat ndodhen edhe në rrush dhe boronica te kuqe. Në fakt fasulet janë në vendin e katërt në kuadër të top 20 ushqimeve me përmbajtje të përbërësve anti-oksidues.
Gjithashtu, përmbajnë hormone bimore siç janë fitoestrogjenet, te cilat kanë dobi në mbrojtjen nga kanceri i gjirit dhe kanceri i prostatës dhe është treguar se në mënyrë te theksuar e zvogëlojnë rrezikun nga osteoporoza (sëmundje e eshtrave), nëse përfshihen në dietë (ushqim) në mënyrë të rregullt.

Studimet rreth dobive shëndetësore te fasuleve

Jetëgjatësia – Studimi ka treguar se, ata që ushqehen rregullisht me fasule, më shumë se sa me çfarëdo lloji tjetër të ushqimit, duket se jetojnë më gjatë.
Kanceri i gjirit – Konsumimi i fasuleve është i dobishëm në zvogëlimin e rrezikut nga kanceri i gjirit tek gratë në postmenopauzë (mosha e pushimit te aktivitetit hormonal te gratë).
Shëndeti i zemrës – Një studim klinik i prezantuar në Prill të vitit 2009 në Konferencën e Biologjisë Eksperimentale të New Orleansit, është treguar se ngrënia e përditshme e bimëve bishtajore ka dërguar deri tek një përmirësim i madh i funksionimit te enëve te gjakut gjë që ka treguar dobi në luftimin e sëmundjeve të zemrës dhe të veshkave. Studimi, gjithashtu, ka treguar se konsumimi i rregullt ka zvogëluar peshën trupore te konsumuesve dhe ka rritur marrjen ushqimore të fibrave, acidit folik, Vitaminës C, hekurit, zinkut, kaliumit dhe proteinave.
Studimet e mëhershme kanë treguar se konsumimi i fasuleve ka dhënë një zvogëlim të theksuar të rrezikut për sëmundje të zemrës dhe të veshkave si pasoje e zvogëlimit të shtypjes së gjakut.

Të gjitha llojet e fasuleve kanë vlera të dobishme. Disa nga veçoritë me te rëndësishme te tyre janë:

Fasulet me njolla te zeza – janë të pasura veçanërisht me fibra, zink dhe selen. Zinku është një mineral antioksidues i rëndësishëm që ndihmon në zhvillimin e qelizave luftuese të sëmundjeve dhe seleni është i nevojshëm për prodhimin e antitrupave dhe në parandalimin e kancerit.
Fasulet e gjelbra – këto perime janë te pasura me fibra te tretshme, Vitamina B, dhe Beta karotën te cilën trupi e shndërron ne Vitaminë A që lufton kancerin. Janë gjithashtu një burim i mirë i manganit, që është i nevojshëm për prodhimin e një substance anti-virale (kundër viruseve) te quajtur interferon.
Fasulet veshkore – janë të pasura me fibra, kalium dhe zink, fasulet veshkore, gjithashtu përmbajnë përbërës që luftojnë humorin e dobët dhe forcojnë funksionin e trurit, gjithashtu përmbajnë acid folik, B Vitaminë që është i rëndësishëm për shëndetin riprodhues.
Fasule Gjalpi – janë veçanërisht të pasura me fibra, kalium dhe hekur, si dhe me vitaminë B5 dhe zink, përbërës stimulues te imunitetit që ndihmojnë organizmin te prodhoje antitrupa që luftojnë sëmundjen.
Fasulet Aduki – këto fasule janë te pasura me fibra, magnez, kalium, dhe zink. Ato, përmbajnë gjithashtu edhe nivele të mira të vitaminës B të cilat janë të nevojshme për prodhim të qëndrueshëm të energjisë dhe për të përmirësuar indet e trupit.
Fasulet Mung – këto janë fasule më të imëta dhe përmbajnë më pak niseshte dhe më shumë folate apo acid folik sesa llojet e tjera të fasuleve. Më lehte treten dhe janë gjithashtu të pasura me hekur dhe fosfor.

Udhëzime rreth përdorimit te fasuleve

* Fasulet e thata duhet te vendosen ne ujë para përdorimit për t’i bërë ato me te lehta për tu tretur dhe për te zvogëluar veçoritë e tyre ‘’gaz prodhuese’’.
* Kur përgatitni fasulet e thata mos i shtoni kripë sepse në këtë mënyre forconi mbështjellësin e tyre dhe bëni që ato të treten më vështirë.
* Nëse nuk jeni mësuar të hani fasule dhe keni frike se do fitoni ‘’gazra’’, filloni konsumimin e tyre në sasi më të vogla dhe gradualisht rrisni sasinë e tyre me kalimin e kohës. Prodhimi i gazrave është si pasoje e marrjes se befasishme të fibrave dhe për këtë arsye trupi juaj duhet te përshtatët nëse ju me parë nuk keni konsumuar ushqim të pasur me fibra e që në fakt është ndër ushqimet më të dobishme.

Referencat:
§ Menotti A, Kromhout D, Blackburn H, et al. Food intake patterns and 25-year mortality from coronary heart disease: cross-cultural correlations in the Seven Countries Study. The Seven Countries Study Research Group. Eur J Epidemiol 1999 Jul;15(6):507-15.
§ Choung MG, Choi BR, An YN, Chu YH, Cho YS. Anthocyanin profile of Korean cultivated kidney bean (Phaseolus vulgaris L.). J Agric Food Chem. 2003 Nov 19;51(24):7040-3.
§ Bazzano LA, He J, Ogden LG, Loria CM, Whelton PK. Dietary fiber intake and reduced risk of coronary heart disease in US men and women: the National health and nutrition Examination Survey I Epidemiologic Follow-up Study. Arch Intern Med. 2003 Sep 8;163(16):1897-904.
§ Azevedo L, Gomes JC, Stringheta PC, Gontijo AM, Padovani CR, Ribeiro LR, Salvadori DM. Black bean (Phaseolus vulgaris L.) as a protective agent against DNA damage in mice. Food Chem Toxicol. 2003 Dec;41(12):1671-6

Përktheu dhe përshtati: Abdurrezak -MD- , Preshevë