TURPËROHEM PREJ ALLAHUT

0
514

Omer ibën Ubejdullahi i cili ishte i njohur me bujarinë e tij një ditë doli për shetitje. Në afërsi të një kopshtit e pa një djalosh që dukej sikur ishte skllav. E hante ushqimin e tij. Pranë tij u afrua një qen e djaloshi pa menduar i hodhi nga ushqimi i tij. E ushqeu me një pjesë nga ushqimi i tij i paktë. Omeri e pa këtë dhe e pyeti: A është ky qeni yt?

Djaloshi u përgjigj: Jo. Pse atëherë e ushqen me ushqimin tënd, pyeti Omeri. Djaloshi tha: Turpërohem të me sheh dikush duke ngrenë pa i ofruar nga ushqimi im.
Omeri e pyeti: A je skllav apo i lirë? Djaloshi tha: Jam skllav te pronarët e këtij kopshti.
Omeri u largua dhe pas pak u kthye me lajmin: Gëzohu djalosh. Tash je i lirë dhe ky kopshti është pronë e jotja. Djaloshi me gëzim tha: Dëshmo se frutet e këtij kopshti janë lëmoshë për të varfërit e qytetit.
Omeri u befasua dhe i tha djaloshit. Po habitem me ty. Pse e bën këtë kur ti ke nevojë për frutet e këtij kopshti. Djaloshi me bindje që mahniste tha: Turpërohem që Allahu të jetë Bujar ndaj meje e unë të bëhem koprrac.
Kulminacioni i bujarisë dhe pajtimit me caktimin e Allahut. Allahu e begatoftë jetën tuaj me bindje dhe dritë të nënshtrimit ndaj Tij. Amin.

Bejhakiu në librin المحاسن و المساوي
Përktheu: Talha Kurtishi

Burimi: albislam.co

Shpend Zeneli