Tregim Prekes: Babai dhe djali

0
274

Ishte një njeri i cili kishte huazuar (borxh) të holla. Dhe një ditë prej ditëve erdhi njeriu nga i cili i kishte huazuar të hollat dhe ia trokiti derën,kurse derën ia hapi njëri nga fëmijët. Njeriu u fut pa përshëndetje (selam) dhe pa respekt. Dhe papritmas, me forcë e kapi pronarin e shtëpisë dhe i tha atij:

“Ke frikë Allahun dhe ma kthe huazimin (borxhin) që ma ke. Të kam duruar më tepër se sa duhet dhe më ka mbaruar durimi. Dhe ja se çfar jam duke bërë me ty ?.!”

Papritmas ndërhyri i biri me sy të përlotur duke e shikuar të atin se në çfar gjendje kishte rënë,dhe iu drejtua njeriut duke i thënë se, sa ishte sasia e të hollave që ia kishte huazuar babai i tij?

Ai i tha:”Më shumë se 90.000 rial (18.000 euro).”

Dhe i biri i tha:”Lëre babain tim dhe ulu e pusho dhe mos u brengos se do të bëhet mir.”

Hyri djaloshi në dhomën e tij, ku i kishte mbledhur të hollat me vlerë të 27.000 rijalëve (5.000 euro) nga përrmujorshi i tij,të cilat i kishte tubuar për martesën e tij, që do të ndodhte së shpejti. Mirëpo ai u ndikua nga rasti dhe vendosi që t’ia largoj këtë breng dhe vështirësi prindit të tij se sa t’i mbante në ormanin e tij.

Dhe u fut në dhomën ku ishte i ulur njeriu dhe i tha: “Kjo është një pjesë nga ajo që e ka huazuar babai im, me vlerë 27 000 rial (5 000 euro) dhe më tutje, me lejen e Zotit, do të vjenë e mira e do ta kthejm pjesën tjetër të huazimit inshaAllah.”

I ati filloi të qaj dhe e luste njeriun që t’ia kthente të hollat e të birit sepse atij i nevoiten dhe se nuk ka faj ai. Përsëri këtu ndërhyri djaloshi duke insistuar që njeriu t’i merte të hollat.

Djaloshi e përcolli njeriun deri tek dera dhe kërkoi nga ai që të largohej nga prindi i tij, dhe ta kërkon atë personalisht për pjesën tjetër e të hollave.

Më pas djaloshi u afrua tek i ati, ia puthi ballin dhe tha:

O babai im vlera yte është më e madhe se sa kjo shumë e të hollave dhe çdo gjë rikthehet nëse Allahu na e zgjat jetën dhe na jep shëndet, kurse unë nuk mundesha të përballoj që të shikoj ty në këtë gjendje.E sikur të kisha pasur tërë sasin e të hollave që i ke huazuar do t’ia kisha dhënë,vetëm e vetëm që të mos të shoh duke rjedhur lot nga syt e tua në mjekrën tënde të pastër.

Dhe në këtë çast, i ati e përqafoi të birin e tij dhe të qajturit u shtua edhe më tepër, e përqafonte të birin dhe thoshte:

Allahu qoftë i kënaqur me ty o biri im, dhe Zoti të dhashtë gjithë të mirat, e ti plotësoftë gjitha dëshirat.

Dhe të nesërmen djaloshi ishte i angazhuar me obligimet që i kishte në kompaninë në të cilën ishte i punësuar, dhe papritmas i erdhi në vizit një nga shokët të cilin nuk e kishte takuar një kohë të gjatë. Pas përshëndetjes dhe një bisede të shkurtë, shoku iu drejtua djaloshit duke i thënë: O vëlla dje isha me një nga biznismenët e mëdhenj dhe kërkoi prej meje që t’ia gjej një person të sinqert,besnik, me moral të lartë,me përvoj dhe vizion për ta udhëhequr punën në zyret udhëheqëse të kompanisë. Kurse unë nuk munda të gjej njeri që e njoh e që i posedon këto cilësi përpos teje.Çfarë thua të shkojmë së bashku në mbrëmje e ta takojmë atë?

U gëzua fytyra e djaloshit nga ky lajmë dhe tha:”Ndoshta lutja që bëri babai im për mua është pranuar.”

Dhe në mbrëmje u takuan me atë biznismemin e madh, i cili në shiqim të parë ndjehu rrehati dhe plotëbesim ndaj djaloshit dhe tha:”Ky është personi të cilin e kam kërkuar deri tani.”

Përnjëherë e pyeti djaloshin se sa e kishte përmujorshin! E djaloshi ia ktheu:”Përafërsisht 5.000 rijal (1.000 euro).”

Dhe njeriu i tha djaloshit:”Shko nesër dhe jep dorëheqje nga puna yte dhe mujorshi yt do të jetë 15.000 rijal (3.000 euro), dhe në çdo fitim do të kesh nga 10%, dy mujorsha falas dhe një vetur, si dhe do të japim përmujorsh e 6 muajve, që të të përmirësohet gjendja yte.”

Djaloshi pasi e ndëgjoi të gjithë bisedën dhe marrëveshjen e tij të punës, filloi të qaj dhe pëshpëriste me zë të ulët:”Përgëzim (myzhde) o babai im.”

Njeriu biznismen ndërhyri dhe e pyeti se pse po qante! E djaloshi filloi që t’ia tregon ngjarjen që i kishte ndodhur para dy ditëve, dhe përnjëher njeriu biznismen urdhëroi që tia shpaguajnë huazimet e prindit të tij. Ndërsa fitimi i djaloshit në vjetorin e par arriti shumën e gjysëm milioni rijal (100.000 euro).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here