Home Lajme Tre ministra presin leje nga Serbia për vizitë Preshevës

Tre ministra presin leje nga Serbia për vizitë Preshevës

                                                                                                                                                            (u181u)3 ministra

“Secili ka të drejtë të kërkojë dhe të vizitojë secilën pjesë të shtetit tonë”, ka thënë udhëheqësi i Zyrës Koordinuese për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Zoran Stankoviq.

Qeveria në Serbi ka thënë se po shqyrton kërkesat e ministrave nga Kosova për vizita në Luginën e Preshevës.

Udhëheqësi i Zyrës Koordinuese për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Zoran Stankoviq ka thënë se vendimet do të merren bazuar në ligjet e Serbisë. “Secili ka të drejtë të kërkojë dhe të vizitojë secilën pjesë të shtetit tonë”, ka thënë Stankoviq, raporton Kohavisioni.

Raportohet se kërkesë për të vizituar Luginën e Preshevës kanë bërë ministrjae Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, ministri i Financave, Besim Beqaj, si dhe ai i Shëndetësisë, Ferid Agani.

Prishtina do të kushtëzojë vizitat në Luginën e Preshevës me vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë.

Previous articleSkandaloze: Qeveria ua fal serbëve borxhin e rrymës, prej 125 milionë euro
Next articleRon Paul e konfirmon se perandori e keqe amerikane së shpejti do të rrëzohet në shportën e historisë si Rusia