THËNIET E KATËR IMAMËVE RRETH NDALIMIT TË MUZIKËS

THËNIET E KATËR IMAMËVE RRETH NDALIMIT TË MUZIKËS

tarAi që shikon qëndrimet e katër imamëve do të vërejë se tekstet e tyre bashkohen rreth ndalimit të muzikës.

Imam Maliku, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Imam Ahmedi në librin “El-Ilel”, dhe Hal-lali në librin “Urdhri për të mirën dhe ndalimi nga e keqja”, kanë shënuar nga hadithi i Is’hak bin et-Tabait, i cili ka thënë: “E kam pyetur Malikun për dëgjimin e muzikës. Me ç’rast më tha: “Në mesin tonë atë e bëjnë fasikët (gjynahmëdhenjtë).”

Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë. Transmeton nga ai i biri i tij, Abdullahu, në librin e tij: “El-Mesail”, ku thotë: “E pyeta babin tim për muzikën. Ai më tha: “Ajo mbjell nifakun (hipokrizinë) në zemër; nuk më pëlqen “. Më pas e transmetoi fjalën e imam Malikut, Allahu e mëshiroftë: “Në mesin tonë atë e bëjnë fasikët (gjynahmëdhenjtë).”

Ebu Hanife, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Sa i përket muzikës, ajo është haram (e ndaluar) në të gjitha fetë”. Imamët, nga ithtarët e medh’hebit të tij e refuzuan dëshminë e këngëtarit.

Imam Shafi’iu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Muzika është zbavitje (lojë) e urryer dhe i shëmbëllen të kotës dhe djallëzores. Ai në librin e tij: “Edebu-l-kadai”, njashtu në: “El-Ummu”, ka cituar se këngëtarit i refuzohet dëshmia.

Shejh Dr. Abdulaziz et-Tarifi, Allahu e ruajttë!
Përktheu: Burim Koçinaj