ME OSE PA MJEKËR, SI T’IA BËJË TANI Nga: Komandant Hoxha, Prizren)

0
259

1511244_573676149384925_1132160808_n

Me ose pa mjekër, si t’ia bëjë tani?! Tanimë kur shoqërinë skamja e ka përfshi, S’mjaftuan përçarjet partiake që sollën shumë ndasi, Por fatkeqësisht e vazhduan me një debat(konflikt) të ri! E di që aspak s’je ndier mirë kur ai haptas të kishte ofenduar! T’ia kthesh me fjalorin e njëjtë, assesi s’duhet arsyetuar. Besimtari, mjekrën duhet t’a mbajë me krenari. Patjetër, sharjeve t’u përballosh me urtësi. Jo, me fjalë të shëmtuara s’bën t’i ofendosh. Përkundrazi, përpiqu që me këshilla të mira t’i afrosh. Zoti urdhëroi që me mirësjellje zemrat e tyre duhet përfituar. Gjithmonë me shpresë që dikur gjithashtu kanë për t’u udhëzuar. ” Mjekërgjatë, mustaqe shkurtër” Pejgamberi a.s. na këshilloi. Në emër të All-llahut(Zotit), mjekrën mbaje me kënaqësi. Mos harro që bartja e saj sjell me vete përgjegjësi. Për së miri duhet të dallohesh në çdo lëmi. Me ose pa mjekër, si t’ia bëjë tani?! Ishte titulli me të cilin e fillova këtë poezi. Si përfundim, për besimtarët e kam një porosi: O besimtarë, lexoni e mësoni që t’ua kaloni me njohuri. Samidin Xhezairi (Komandant Hoxha, Prizren) 04.01.2014

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here