THËNIE DHE URTËSI TË ARTA

THËNIE DHE URTËSI TË ARTA

1. “Ajo që unë më së shumti kam frikë për këtë Ummet është: dijetar në gjuhë, ndërsa injorant në zemër.” – Omer ibn Hattabi radijAllahu anhu

2. “Mirësia është e lidhur pas falenderimit, ndërsa falenderimi është i lidhur me shtimin dhe të dyja bashkë lidhen në një brirë. Nuk ka për tu ndalë shtimi (i mirësive) prej Allahut, derisa të ndërpritet falenderimi prej robit.” – Ali ibn Ebu Talib radijAllahu anhu

3. “Më herët kur u thonin njerëzve “kini frikë Allahun” gëzoheshin, ndërsa kur u thuhet në kohën e sodit, nervozohen.” – Fudajl ibn Ajadi, Allahu e mëshiroftë

4. “Kur Allahu ia do të mirën robit të Vet, ia mundëson tri cilësi: kuptueshmërinë e fesë, asketizmin ndaj (moslakminë ndaj dunjasë), shikimit e të metave të tij.” – Muhamed ibn K’ab El-Kurdhi

5. “Dëmi i mëkateve në zemër është sikur dëmi i helmit në trup. – Ibn Kajjim el-Xhevzije, Allahu e mëshiroftë

6. “Gara për tek Allahu i Madhëruar është gara e zemrave, dhe zemra e cila e paraprinë është ajo e cila i është përkushtuar më shumë robërisë së vërtetë ndaj të Lartësuarit. “E s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është i devotshëm.” [Huxhurat: 13] – Shejh Dr. AbduLatif Ahmed

7. “Nuk është i mençur ai i cili e njeh të dobishmen dhe të dëmshmen, por i mençur është ai i cili e njeh të dobishmen dhe e pason atë dhe e njeh të dëmshmen dhe i shmanget asaj.” – Sufjan ibn Ujejne, Allahu e mëshiroftë

Përktheu dhe përshtati: Amir Shabani

Albislam.com