Thelbi nga i cili u krijuan xhindët

0
219

Allahu na lajmëroi se xhindët u krijuan nga zjarri me fjalët e Tij: “Edhe xhindët Ne i krijuam kohë më parë prej flakës pa tym të zjarrit.” (El Hixhr: 27).

“Dhe Ai i krijoi xhindët nga flaka pa tym e zjarrit.” (Err Rrahman: 15).

Thanë Ibni Abbasi, Ikreme, Muxhahidi, Hasani dhe të tjerët, për fjalën e Tij “…nga flaka pa tym e zjarrit”, ‘ajo flakë është periferia e flakës.’ Në një transmetim tjetër thuhet: ‘nga zjarri më i pastër dhe më i mirë,’ ndërsa Imam Neveviu, gjatë komentimit të Sahihut të Muslimit2, tha: “el-marixh” është ‘flaka e përzier me pjesën e zezë të zjarrit.’ Kurse në hadithin të cilin e transmeton Muslimi nga Aisha, radi Allahu anha, Muhammedi, sal-Allahu alejhi ve sel-lem, tha: “Melekët u krijuan nga drita, xhindi u krijua nga flaka e zjarrit, ndërsa Ademi u krijua nga ajo që ua përshkrua juve (nga dheu).”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here