Jetë e njerëzishme ose shkurorëzim me mirëkuptim

0
514

Jetë e njerëzishme ose shkurorëzim me mirëkuptim

Nëse burri e lëshon gruan dhe kalon periudha e iddetit, para burrit ka dy alternative.

1. Ose ta kthejë e të jetojnë jetë të njerëzishme, të mirë e të përmirësuar por jo me qëllim që ta dëmtojë ose ta torturojë.

2. Ose ta shkurorëzojë me mirëkuptim, ta lë deri në përfundimin e periudhës së iddetit e të ndarjes pa fjalë e thashetheme fyese dhe pa i shkelur të drejtat që i takojnë njëri-tjetrit.

Burrit nuk i lejohet ta kthejë pak para përfundimit të iddetit me qëIlim që sa më gjatë ta maltretojë e ta pengojë nga martesa me ndonjë burrë tjetër, ngase këtë metodë e aplikonin njerëzit e periudhës paraislame.

Zoti i Madhëruar ndalon maltretimin e tillë të grave në Librin e Tij (në Kur’an) në një mënyrë që i trondit zemrat:

“E kur t’i keni lëshuar gratë, dhe ato i afrohen afatit të tyre, atëherë ose i mbani si duhet, ose i lini si duhet (ta mbarojnë afatin), e mos i mbani sa për t’i dëmtuar, e të bëheni të padrejtë. E kush e bën atë, ai e ka dëmtuar veten. Dispozitat e All-Ilahut mos i merrni për shaka. Përkujtoni të mirat e All-Ilahut ndaj jush dhe atë që ua shpalli Kur’anin dhe dispozitat e sheriatit me të cilat ju udhëzon dhe kini frikë All-Ilahun e ta dini se All-Ilahu është i gjithëdijshëm për çdo gjë.” (El-Bekare, 231)

Nëse studiohet ky ajet famëlart, do të shohim se përmban shtatë fraza, në të cilat ka paralajmërime dhe tërheqje vërejtjesh që vijojnë njëra pas tjetrës, që mjaftojnë për atë që ka zemër dhe dëgjon.