Thaçi president, Haradinaj Kryeministër, Atifetja police

0
220

fotoBëhet publike marrëveshja e fundit për koalicionin qeverisës. Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një intervistë për agjencinë turke të lajmeve Anadollya ka thënë se me PDK-në tashmë ka arritur ujdinë që në fillim të vitit 2013 të fillojë të kryejë funksionin e kryeministrit të vendit, rapotojne mediat.

Duke folur për platformën serbe, ai ka thënë se propozimi serbe për rregullimin e çështjes së veriut të Kosovës “sipas modelit të entitetit serb në Bosnjë” është i vonuar dhe joreal dhe ka theksuar se deklarimet e tilla nuk do të ndikojnë në vazhdimin e bisedimeve për normalizimin e raporteve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Haradinaj ka shfaqur shpresën që edhe serbët e Kosovës do të kuptojnë gabimin e vet, do të ndërpresin bllokadën e proceseve reformuese dhe do të kuptojnë përparësitë e integrimit në shoqërinë kosovare.

Po ashtu, në intervistën dhënë agjencisë turke të lajmeve, kreu i AAK-së ka theksuar se si kryeministër i Kosovës do të bëjë gjithçka “për intensifikimin e punës më efikase në normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve fqinje, si dhe përbrenda vet Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here