Petrit Selmit i bëhet gati bagazhi nga kryesia e PDK-së në Prishtinë

0
598

f1_pdk-jpg1356208008Prishtinë, 22 dhjetor – Pas një numërimi maratonik ku në garë ishin 250 delegatë, ka përfunduar sot zgjedhja e Këshillit drejtues të degës së PDK-së në Prishtinë, i përbërë prej 51 anëtarëve. Listës i prinë kandidati kryesor për kryetar të degës , Shemsi Veseli me 155 vota, i pasuar nga Lirak Çelaj me 152 vota, i cili po ashtu është në garë për kryetar. Ndërkohë, kandidati tjetër për kryetar, Memli Krasniqi është renditur i katërti me 132 vota. Në listë mezi ka hyrë Ministria e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, me 58 vota, ndërkohë kërkohet që më së paku t’i kenë 49 vota, raporton Telegrafi.

Lista e plotë e Këshillit drejtues të degës së PDK-së në Prishtinë përbëhet nga Shemsi Veseli, Lirak Çelaj, Bujar Cakolli, Memli Krasniqi, Naser Canolli, Blerand Stavileci, Ramadan Avdiu, Edi Sejdiu, Naim Gashi, Lah Nitaj, Fatmir Sopi, Blerim Rexha, Genc Prelvukaj, Liridon Restelica, Ramiz Canolli, Milaim Ahmeti, Fellanza Xhelili, Sadik Makolli, Yllka Deliu, Bajram Jashari, Lumnie Rama, Amir Gashi, Laberie Luzha, Leonora Makolli, Drenushe Leci, Fatos Xhelili, Habibe Zeqiri, Naim Zeqiri, Sadat Uka, Uran Ismaili, Xhavit Gubetini, Ylber Çitaku, Vlora Çitaku, Driton Gashi, Kapllan Halimi, Leorat Leci, Lirie Avdiu, Ramë Miftari, Alban Bogaj, Isak Shabani, Mentor Morina, Mixhen Shala, Dasara Peci, Mentor Beqiri, Dhurata Hoxha, Fitim Zariqi, Ilmi Dauti, Agron Mustafa, Hekuran Racaj, Liridon Neziri dhe Haxhi Luma.

Një “kontribut” në lobimin për numrin e vogël të votave të Vlora Çitakut dhe Petrit Selimit thuhet së ka dhënë edhe Memli Krasniqi me disa lista të shpërndara dhe lobime të bëra disa ditë para kuvendit.

Ndërkohë, është duke vazhduar numërimi i votave për anëtarët e kongresit qendror të PDK-së.

Në këtë listë nuk ka mundur të hyjë zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, Pleurat Sejdiu, i cili ka qenë kundërkandidati i parë i Hashim Thaçit për kryetar të partisë, Gani Buqinca, ish deputet i Kuvendit të Kosovës, etj.

Nuk dihet ende as për ‘fatin’ e Berat Buzhalës, Ilir Mirenës dhe prurjeve të tjera reja të PDK-së në Prishtinë, nëse kanë pasur sukses në këto zgjedhje.