NATO DËNON PËRDORIMIN E RAKETAVE SCUD NGA REGJIMI SIRIAN

0
222

sadaSekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Ander Fogh Rasmusen dënoi përdorimin e raketës Scud nga regjimi i Esadit në Siri.
NATO dënon përdorimin e raketave Scud nga regjimi sirian

“Këto veprime unë i shikoj si përpëlitjet e pashpresë të një regjimi që është duke shkuar drejt rrëzimit”, u shpreh Rasmusen në një bashkëbisedim me gazetarët në selinë e NATO-s në Bruksel.

Edhe pse raketat nuk kanë rënë në territorin turk ato flasin për ekzistencën e një kërcënimi potencial theksoi Rasmusen, ndërsa shtoi: “Kjo ngjarje tregon edhe rëndësinë që ka ruajtja dhe mbrojtja në mënyrë efektive e aleates tonë, Turqisë. Dhe pikërisht për shkak të kësaj aleatët morën vendim për vendosjen e raketave Patriot në Turqi”.

Dje ishte përcaktuar që regjimi sirian kishte përdorur sërish brenda vendit raketa të tipit Scud.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here