Të thërrasësh të tjerët për tek një vepër që nuk je i zoti ta veprosh vetë

0
208

Të thërrasësh të tjerët për tek një vepër që nuk je i zoti ta veprosh vetë.

-Shejkh Muhammed ibn Saalih el-‘Uthejmin-

 [print-me target=”#content”]

 bismillah

Pyetje: Nëse pas përpjekjeve të vazhdueshme, personi nuk është në gjendje që ta zbatojë (praktikojë) vetë diçka që i nxit të tjerët që ta bëjnë atë, a i lejohet atij prapë se prapë t’i thërrasi të tjerët që ta punojnë atë vepër? Po në qoftë se ai e bën këtë duke menduar se personi që ai po fton është në gjendje ta zbatojë atë që ai vetë nuk mundi ta zbatojë?

Përgjigje: Kur dikush i fton të tjerët për të bërë një vepër të mirë të cilën ai vetë nuk mund ta bëjë, atëherë po, ai duhet t’i thërrasë të tjerët që ta bëjnë atë vepër të mirë. Një shembull i tillë është kur dikush i thërret të tjerët që të falen natën vonë, ndërkohë ku ai nuk është në gjendje ta bëjë një gjë të tillë.

Nëse dikush i thotë të tjerëve të japin sadaka, por ai vetë nuk ka të ardhura të mjaftueshme që të japi sakada, atëherë në i themi atij që vazhdo dhe ftoji të tjerët që të japin sadaka.

Ama, që ai të thërrasë të tjerët tek një vepër që ai ka mundësi ta veprojë vetë por nuk e vepron, atëherë kjo është budallallëk nga pikëpamja e intelektit dhe devijim nga pikëpamja fetare.

Burimi: Fatawa Islamiyah Darussalam, vëllimi nr.8, faqe 56.
http://www.fatwaislam.com/fis/index.cfm?scn=fd&ID=131
Përktheu: Emin Shkodrani

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here