Suedi: Myslimanët blejnë kishën për ta bërë xhami

0
236

Xhemati Gislaved ka arritur këto ditë të nënshkruajë një kontratë me komunën për blerjen e një kishe, e cila pritet të transformohet në xhami

Edhe Suedia, si të gjitha vendet tjera evropiane, nuk është kursyer nga islamofobia dhe ekstremizmi, por ligjet dhe kushtet e përgjithshme të jetesës në këtë vend skandinav janë ende të përshtatshëm për një numër të madh të muslimanëve që vijnë kryesisht nga vendet e Ballkanit.
Kjo dëshmohet edhe nga martesat sipas sheriatit të cilat ka kohë që janë barazuar plotësisht me ato civile. Pas martesës para imamit, të licencuar për këtë, nuk nevojitet kurrfarë verifikimi që martesa në institucione të jetë plotësisht valide.
Jeta në xhemate është shumë mirë e organizuar. Ka disa vite që planifikojnë blerjen e hapësirave të veta. Xhemati i parë që ia doli ta bëj këtë është ai i Geteborgut, i cili pas kësaj ka përjetuar një ringjallje të vërtetë. Këtë rrugë e ndoqi edhe xhemati Gislaved, i cili këto ditë arriti të nënshkruaj një kontratë me komunën për blerjen e një kishe, e cila do të transferohet në xhami.
Imam i xhematit Bizat ef. Abduramanoski, thotë se kjo është dita më e lumtur e jetës.
“Ka dy muaj që jemi duke zhvilluar negociata intensive me komunën. Kemi pasur mbështetje të madhe nga të gjithë që kemi kontaktuar për ndihmë. Përveç kësaj ne kemi qenë të angazhuar në regjistrimin xhematlinjve për pagesën e anëtarësisë nëpërmjet taksave, të cilat i kemi kryer me sukses. Numri i rreth 350 anëtarëve të regjistruar, me ndihmën e Zotit, na garanton një të ardhme më të sigurt”, thotë Bizat ef.
Çmimi fillestar i kësaj kishe ishte 1.700.000 korona, por përfaqësuesit e xhematit përmes negociatave arriti ta ulë atë në 1.200.000, të cilën duhet ta paguajnë deri në mars të vitit të ardhshëm.
Këtë nuk e konsideron si problem, sepse beson në mbështetjen dhe ndihmën e xhemateve tjera në Suedi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here