SIRI – OPOZITARËT MARRIN QYTEZËN RASULAJN NË KUFI ME TURQINË

0
250

Ushtarët e Ushtrisë për Sirinë e Lirë morën kontrollin e qytezës kufitare Rasulajn dhe kanë ngritur flamurin në një ndërtesë të lartë të qytetit.

Ushtarët e Ushtrisë për Sirinë e Lirë morën kontrollin e qytezës kufitare Rasulajn.

Ushtarët ngritën flamurin në një ndërtesë të lartë të qytetit.

Mësohet e ushtarët opozitarë kanë thënë se përleshjet në qytet kanë përfunduar dhe banorët e Rasulajnit mund të kthehen në shtëpitë e tyre.

Nëse shikon nga kufiri turk gjendja në Rasulajn, ku të shtënat e armëve nuk kanë pushuar për 2 javë, për momentin duhet e qetë.

Jeta po i kthehet normalitetit edhe në nënprefekturën turke Xhejlanpënar të Shanllëurfës në kufirin me Sirinë.

Tensioni disaditor i qytetarëve ia ka lënë vendin qetësisë.

Kurse në një pikë tjetër kufitare të Hatajit pati sërish arratisje nga Siria në drejtim të Turqisë.

5 oficerë sirianë me detyrë në ushtrinë e rregullt siriane u arratisën nga ushtria dhe vendi i tyre dhe erdhën në Turqi.

Bëhet e ditur se oficerët sirianë që hynë në Turqi nga fshati kufitar Topraktutan i nënprefekturës Jajladaë të Hatajit kanë këto grada ushtarake, 1 është kolonel, 1 është majori, 1 është kapiten dhe 2 janë togerë.

Oficerët sirianë pas nënshtrimit të kontrolleve të ndryshme u transferuan për në qytetin që është ngritur me çadra në Apajdën.

Nga ana tjetër sirianët e sistemuar nëpër kampet me çadra vazhdojnë jetën e përditshme normale.

Kurse në një arë të pambjellë të Drejtorisë së Përgjithshme të Ndërmarrjeve Bujqësore (TİGEM) 2 kilometër afër kufirit me Sirinë, në nënprefekturën Rejhanllë të Hatajit, ka rënë një presë e artilerisë kundërajrore.

Predha ka rënë në momentin që çobanët ishin duke kullotur bagëtitë dhe mësohet se nuk ka humbje në jetë njerëzish apo plagosje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here