HRW EUROPE KËRKON GJYKIMIN E IZRAELIT

0
237

Në deklaratën me shkrim të Zyrës së HRW-së për Evropën dhe Mesdheun në Gazë, thuhet se ushtarët izraelitë duan të bashkëpunojnë me institucionet ndërkombëtare për gjykimin e komandantëve të tyre, që kanë kryer krime lufte në sulmin e fundit ndaj Rripit të Gazës.

Zyra e Organizatës për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut (HRW) në Evropë kërkon gjykimin e Izraelit.

Në deklaratën me shkrim të Zyrës së HRW-së për Evropën dhe Mesdheun në Gazë, thuhet se ushtarët izraelitë duan të bashkëpunojnë me institucionet ndërkombëtare për gjykimin e komandantëve të tyre, që kanë kryer krime lufte në sulmin e fundit ndaj Rripit të Gazës.

Pasi sqarohet se nëpërmjet mekanizmave ndërkombëtare të drejtësisë dhe Konventave të Gjenevës do të bëhen përpjekje për paraqitjen e krimeve të luftës të kryera nga Izraeli, në komunikatën e lartpërmendur theksohet se do të ndërmerren nismat e nevojshme që krime të tilla në të ardhmen të mos përsëriten në asnjë vend të botës dhe të realizohet procedimi gjyqësor në platforma ndërkombëtare.

Zyra në Gazë e HRW-së për Evropën dhe Mesdheun njoftoi se po punohet me juristë të kualifikuar për grumbullimin e deponimeve të palestinezëve dhe dokumentimin e krimeve, që Izraeli ka kryer nga fillimi i sulmeve të fundit në Gazë e deri më sot.

Në deklaratë nënvizohet gjithashtu se mes komandantëve izraelitë, që kanë drejtuar ofensivën në Rripin e Gazës, renditen Shefi i Shtatmadhorisë së Izraelit, Beni Gantz, komandanti i Armatës Jugore të Izraelit, Tal Ruso, komandanti i Forcave Ajrore të Izraelit, Amir Eshel dhe komandanti i Forcave Detare të Izraelit, Ram Rothberg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here