DELEGACIONI PALESTINEZ NISET PËR NJU JORK PËR ANËTARËSIM SI “SHTET VËZHGUES JO...

DELEGACIONI PALESTINEZ NISET PËR NJU JORK PËR ANËTARËSIM SI “SHTET VËZHGUES JO ANËTAR” NË OKB

Delegacioni palestinez ka shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për anëtarësimin në OKB.

Udhëheqja palestineze në seancën e datës 29 nëntor në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara do të aplikojë për statusin “Shtet vëzhgues jo anëtar”. Delegacioni i udhëheqjes palestineze për këtë aplikim ka shkuar në qytetin Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kreu i udhëheqjes Palestineze Mahmud Abbas përpara nisjes së delegacionit iu drejtua palestinezëve në Ramallah.

Abbas tha se për dy vjet me radhë atyre iu janë aplikuar shumë presione dhe iu janë nxjerrë shumë pengesa, por ata nuk janë dorëzuar për kauzën e tyre.

Mahmud Abbas theksoi se ata do të vijojnë rrugën e tyre deri sa t’ua arrijnë qëllimit dhe bëri të ditur se edhe Hamasi dhe Ogranizata e Xhihadistëve Islamë i japin mbështetje këtij procesi.