STOP! Regjimit të Hashimit dhe Atifetës

0
567

STOP! Regjimit të Hashimit dhe Atifetës

 

“Ata që besuan luftojnë në rrugën e Allahut, e ata që nuk besuan luftojnë në rrugën e shejtanit (tagutit)…” (En-Nisa, 76)

Forumi i të Rinjve Muslimanë, ndihet i shqetësuar që regjimi i Hashim Thaçit dhe Atifete Jahjagës po punon kundër interesave të popullit duke bashkpunuar me ata të cilët na vranë e masakruan, duke bë pazarllëqe me ta si dhe padrejtësia dhe dhuna ndaj ish pjestarëve të UÇK-së, si rasti i Fatmir Limajt dhe tani me i fundit i hoxhë Shukri Aliut, ish pjestar i UÇK-së në Kosovë e Maqedoni si dhe UÇPMB-së.

Duke e pare qe ky regjim dhe sektori i udhëhequr nga njeriu i skandaleve Bajram Rexhepi sakrifkon edhe shqiptarët duke ju dorëzuar sllavëve-maqedonasve për tu treguar tek nderkombetarët njeri që e lufton “terrorizmin” islam dhe duke marr si viktim të pafajshme disa njerëz që janë hoxhallar dhe i përkasin ketij popullit ne dënojmë ashpër këtë ekstradim dhe deklarojmë me plotë bindje dhe vullnet të plot se historia kur nuk ka per t’i falur këti regjimi një akt të tillë.

Lusim Allahun që hoxhës t’i jap sabrin e të kalojë këtë sprovë. Neve na mbetet të bëjmë dua dhe në të ardhmën të forcohemi dhe të përballemi me kriminelët që udhëheqin shtetin tonë.

“Besimtarë janë vetëm ata që i besuan All-llahut, të dërguarit e Tij, e mandej nuk dyshuan dhe për hir të All-llahut luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre. Të tillë janë ata të vërtetit.” (El-Huxhurat, 15)

Kryesia e Forumit të të Rinjve Muslimanë

Behar Beqiri

Noli Zhita

Prishtinë 07.12.2012