Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite arrin në Palestinë

0
236

Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite ka arritur në Ramallah, përkatësisht në selinë e Autoritetit Palestinez që kontrollon Bregun Perëndimor. Vizita ka për qëllim të theksojë mbështetjen për palestinezët, pas marrjes së statusit të shtetit joanëtar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Mbreti po takon presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas. Të premten, lideri i Hamasit, Khaled Mashaal, pritet të vizitojë Rripin e Gazës për herë të parë, transmeton REL. Zëdhënësi i Hamasit, Sami Abu Zuhri, ka thënë se Mashaal do të marrë pjesë në festimet që shënojnë 25-vjetorin e Lëvizjes Islamike të Hamasit. Muajin e kaluar, Izraeli ka kryer një ofensivë tetëditëshe kundër  palestinezëve në Gaza, për t’i ndaluar ata nga hedhja e raketave në drejtim të territorit të pushtuar nga ana e izraelit./Agjencit/Besimtari.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here