ARRESTOHET NE KOSOVE HOXHË SHUKRI ALIU DHE JU DORËZOHET MAQEDONASVE (video)

0
273

Ministria e Brendshme e Maqedonisë sot ka ekstraduar nga Kosova, shtetasin Shukri Alija, i cili akuzohet si pjesë e të akuzuarve për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit. Sipas mediave maqedonase të cilat edhe e publikuan lajmin,

Shukri Alija nuk figuron në akuzën e ngritur nga MPB lidhur me vrasjen e pesëfishtë, por ai konsiderohet si mentor dhe lider i kryerësve të vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, shkruan “Kanal5”.

Menjëherë pas ekstradimit Alija është vendosur në paraburgim, ndërsa arrestimin e tij e konfirmojnë edhe burime gjyqësore për mediat maqedonase.

Deri më tash emri i Shukri Alija nuk përmendet në asnjë rast për Smilkovcin, por për vepra të tjera dhe ai është pjesë e listës së zezë të BE-së.

Përndryshe aktakuza e ngritur ngarkon për vepër terrorizëm dhe vrasjen e kryer Alil Demirin, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Rami Sejdini si dhe Haki Haziri për ndihmën e dhënë gjatë kryerjes së aktit të vrasjes. Vrasja e pesëfishtë në Smilkovc ndodhi më 12 prill 2012 në liqenin pranë fshatit Smilkovc të Shkupit, ku u vranë katër të rinj maqedonas dhe një peshkatar.

Video i ekstradimit nga policia e Kosoves tek ajo e Maqedonise

http://www.youtube.com/watch?v=DCdckMMkvEo&feature=share

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here