Thonë se elefantët nuk harrojnë, por devet ia kalojnë

0
228

devejaa

Një deve ka identifikuar pronarin e saj të mëparshëm, e cila vrapoi duke përqafuar ish pronarin e saj, gjatë një parade të organizuar në Arabinë Saudite.

Ish pronari e kishte shitur deven shtatë muaj më parë, por kafsha ishte ende në gjendje të veçojë atë jashtë nga turma.

Muhammed bin Shouishan es-Sabaii, tha se ai ishte duke marrë pjesë në një paradë  Devesh. kur devja e i tij dëgjoi zërin e tij  iu afrua atij për t’i dhënë një përqafim .

“Unë kam qenë i pranishëm në një paradë për devetë e shokut tim Shejh el-Abdelmohsen Raxhehi që ia kam shitur devenë time afër shtatë muaj më parë, ndërsa unë isha duke folur me disa miq, deveja e dëgjoi zërin tim dhe e bëri rrugën e saj në mesin e makinave, pasi ajo arriti,  mu gjuajt në qafën duke më përqafuar . Kjo më solli kujtime se si jam sjellur dhe si e kam ushqyer, “tha Sabaii.

Ai gjithashtu tha se kafshët e tilla nuk janë thjesht një mjet vetëm për transport, duke shtuar se “devet janë shumë besnike, dhe kjo është një nga bekimet e shumta të Allahut. Disa mendojnë se kafshët të caktuara si qentë janë besnikë në natyrën e tyre por e njejta gjë vlenë edhe për devetë  sepse ato janë besnike dhe nuk harrojnë kurrë .”/ Besimtari.com /

08/01/2014

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here