Skeleti i njeriut! Mrekullia në trupin tonë

0
256

Mjafton të meditojmë rreth krijimeve madhështore që Krijuesi i Gjithësisë ka krijuar dhe do të vërejmë një pafundësi me argumente. Njëra prej tyrë është skeleti i njeriut! Thotë Krijuesi i Gjithësisë në Kur’anin famëlartë: “ Shiko si i kombinojmë eshtrat dhe pastaj i veshim me mish. (Bekare:259) Të paktë janë ata njerëz të cilët dine me hollësi informacionet rreth skeletit të tyre. Me lejën e Zotit do të paraqisim një pasqyrim të saktë dhe të dobishëm për të gjithë. Skeleti i njeriut përbëhet nga 206 kocka dhe ndahet në dy pjesë. Pjesa e parë është skeleti qëndror që ka 80 kocka si psh, kafka, shtylla kurrizore dhe brinjër, pjesa e dytë është skeleti shtresë, që përbëhet nga 126 kocka prej të cilave janë: kockat e duarve dhe të këmbëve si dhe kockat që përbëjnë lidhjen e tyre me skeletin qëndror. Kockat ndryshojnë në madhësi, forme, përbërje gjatësi dhe në lloj. Trupi i njeriut përbëhet nga disa lloje kockash.

Kocka të gjata.
Kocka të shkurtra.
Kocka të sheshta si: Kafka, brinjët dhe supi.
Kocka të pasistemuara si: rruazat dhe disa kocka të fytyrës.
Kocka të vogla si:kockat e gjunjëve.

Në këtë krijim të përsosur nga Krijuesi i Gjithësisë vlen të theksohet se në të gjitha këto nuk gjen qoftë edhe një kocke që mund të zëvendësohet me një tjetër. Secila prej tyre ka funksionin e vet të caktuar që nuk mund ta kryeje asnjë kockë tjetër. Secila prej tyre ka një formë, madhësi dhe një përbërje të veçantë që përshtatet me punën dhe detyrën ose funskionin që ka. Pra kocka e kafkës ka për detyrë mbrojtjen e trurit dhe ka një përbërje që përshtatet me detyrën që ka, kocka e legenit nuk ta kryejë punën që kryen kocka e kafkës.
Xhamite e Tiranes

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here