Siri, vazhdojnë sulmet me bomba me fuçi

0
235

(u130u)ba9b2240-6bde-11e3-9880-856efc610d3d-jpg20131228125531

Ushtria siriane sulmoi një treg perimesh në qytetin verior të Halepit ku la të vrarë të paktën 35 njerëz, duke vazhduar një fushatë të sulmeve me “bomba me fuçi”.

Të paktën 35 vetë u vranë të shtunën pasi një helikopter i regjimit hodhi bomba me fuçi në një treg në qytetin më të madh të Sirisë Halep, thanë aktivistët.

Komiteti Lokal i Koordinimit të Sirisë (LCC) njoftoi se një helikopter i regjimit ka sulmuar nga ajri një treg të kontrolluar nga opozita në Tariq-Al-Bab në rrethinë të Halepit.

Nga vala e bombave me fuçi mbetën të vdekur 35 vetë dhe dhjetëra të plagosur, tha LCC.

Një video e postuar në internet nga një grup i aktivistëve lokal paraqet pamjet e banorëve duke tërhequr trupat e coptuar nga makinat e djegura.

Qindra njerëz janë vrarë nga sulmet ajrore në qytetet përreth Halepit në javët e fundit, në mesin e të vrarëve janë gra dhe fëmijë, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, një grup monitorues më bazë në Britani.

Forcat e ushtrisë në malet Qalamoun në veri të kryeqytetit vranë të paktën 60 vetë të premten, sipas Koalicionit Kombëtar Sirian të gjithë të vdekurit ishin civilë.

Më shumë se 200.000 njerëz janë vrarë  pothuajse qe tri vite të luftës në Siri dhe mbi dy milionë sirianë tani janë të regjistruar si refugjatë në vendet fqinje, Turq , Liban dhe Irak

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here